RMV, regjistrimi i popullsisë përmes 7 gjuhëve, deri 300 euro dënime për parregullsi, nesër projektligji në Kuvend

Në seancën e 25-të të kuvendit të Maqedonisë së Veriut që do të fillojë nesër, do të paraqitet në lexim të parë Projektligji për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Regjistrimi planifikohet të realizohet në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, vllahe, serbe dhe boshnjake, varësisht nga gjuha që e zgjedh personi që regjistrohet.

Enti shtetëror për statistika në RMV do të jetë institucioni i cili do të udhëheqë regjistrimin, duke u mbështetur nga ministria e mbrojtjes, drejtësisë, punë e politikë sociale dhe ministria e punëve të jashtme.

Shpenzimet e parapara për realizimin e gjithë procesit të regjistrimi janë 522.751.000 denarë. Për personat fizikë që do të shkaktojnë parregullsi në kundërshtim me udhëzimet për Regjistrimin e popullsisë do të ketë dënim prej 200 deri 300 euro.

Rajonet për regjistrim: Berova (Berova dhe Pehçeva), Dellçeva (Dellçeva dhe Makedonska kamenica), Vinica, Kriva Pallanka, Kratova, Probishtip, Sveti Nikolla, Radovish, Negotina, Gjevgjelia, Vallandova, Koçani, Strumica, Novo Sella, Shtipi, Kavadari, Velesi, Prilepi, Manastiri, Resnja, Ohri, Struga, Dibra, Demir Hisari, Krusheva, Makedonski Brod, Kërçova, Gostivari (Gostiari, Vrapçsihta, Mavrova dhe Rostusha), Tetova (Tetova, Bogovina), Tearca (Tearca dhe Jegunovci), Zhelina (Bërvenica, Zhelina), Aerodromi, Buteli, Kisella Voda, Çairi, Gjorçe Petrovi, Saraji, Karposhi, Qendra, Studeniçani, Shuto Orizari, Gazi Baba, Ilindeni (Ilindeni, Haraçina, Petroveci), Kumanoca dhe Likova.

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë ka kaluar në seancën e 29-të të Komisionin për legjislaturë të mbajtur më 10 dhjetor, ku kanë votuar 8 anëtarë “për” dhe një “i përmbajtur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button