RMV, mbështetje financiare dhe 6 000 denarë kartela deri më 25 dhjetor nga Ministria e Kulturës

Deri më 30 dhjetor artistët e pavarur mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e kompensimeve mujor për vitin 2021, ndërsa më 25 dhjetor është afati i fundit për shfrytëzimin e kartelave prej 6 mijë denarëve nga artistët dhe personat tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Kriteret bazë për ndarjen e kompensimeve mujore artistit të pavarur janë vlerat artistike të krijimtarisë së tij dhe performancat dhe aktivitetet e tij gjatë pesë viteve të fundit”, theksojnë nga Ministria e Kulturës.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë gjithë artistët e pavarur të regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së.

Ministria e Kulturës deri më 25 dhjetor ka të hapur Thirrjen publike për përgatitjen e listës së artistëve dhe personave tjerë që realizojnë aktivitetet kulturore mund të shfrytëzojnë mbështetje financiare deri 6 mijë denarë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore më së voni deri më 25 dhjetor.

Deri më 30 dhjetor gjithashtu është i hapur Konkrusi për sigurimin e mbështetjes financiare për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës për përsosje profesionale të kuadrove deficitare në fushën e teatrit, muzikës, vallëzimit, letërsisë, arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit dhe mbrojtjes direkte së trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe të luajtshme dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore jomateriale.

seancën e 28-të, Qeveria ndau 488.803.928 denarë për mbështetjen e institucioneve, kompanive dhe punëtorë, ku rreth 731 artistë me dy paga minimale prej 21,776 denarë dhe 40 shoqata vallëzimi në vlerë 2 mijë euro për çdonjërën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button