Struga ngjitet në vendin e katërt, Shkëndija forcoi pozitën e parë

Shkëndija dhe Struga Trim& Lum arritën të marrin tri pikë të rëndësishme në javën e 17-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija arriti të fitojë përballë Akademija Pandevit, 0-1. Në të njëjtën kohë, Struga arriti të mposhtë Rabotniçkin, 2-1.

Kjo fitore e ngjiti Strugën në vendin e katërt, pasi Sileksi humbi nga Boreci, 2-0.

Dje në kuadër të ndeshjeve të javës së 17-të, Shkupi dhe Renova luajtën baraz në Tetovë, 0-0.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gj.P. mbaroi me barazim, 2-2. Pelisteri përmes një goli arriti të sigurojë 3 pikë kundër Bellasicës.

Në vendin e parë gjendet Shkëndija me 39 pikë, e ndjekur nga Shkupi dhe Makedonija Gj.P. me 33 pikë, ndërsa në vendin e katërt Struga ka 25 pikë. Renova gjendet në vendin e nëntë me 16 pikë, dy pikë më shumë se vendi i parafundit që eliminohet në Ligën e Dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button