RMV, u arrestua në Shkup qytetari i Kosovës që përdori dokumente të falsifikuara

Shtetasi i Kosovës përmes dokumenteve të falsifikuara tentoi të kalojë nëpër Maqedoninë e Veriut përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Dje në “Aeroportin Ndërkombëtar” në Shkup, punonjësit policor e arrestuan 20 vjeçarin LL.K. nga Republika e Kosovës për arsye se se pas verifikimit është konstatuar se pasaporta e tij sllovene dhe letërnjoftimi janë të falsifikuara”, njoftojnë nga Policia

Raportohet se në valixhet e tij është gjetur edhe leja e falsifikua për vozitje në emër të tij. I arrestuari theksoi se dokumentet janë blerë nga një person në Mitrovicë.

Policia sqaroi se personi është dorëzuar në Polici, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button