RMV, gjatë javës ndërruan jetë 172 qytetarë me Kovid-19, më i riu ishte nga Shkupi

Në Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 172 qytetarë që kanë ndërruar jetë me Kovid-19, ashtu që vetëm të mërkurën janë regjistruar 46 viktima, që paraqet numër rekord deri më tani gjatë një dite, raporton Portalb.mk.

Pacienti më i ri që humbi jetë me Kovid-19 ishte 22 vjeçari nga Shkupi, derisa pacienti më i moshuar ishte 87 vjeçar.

Në këtë javë janë regjistruar gjithsej 5.097 raste të reja nga realizimi i 14.087 testeve për Kovid-19. Në periudhën e njëjtë janë shëruar 5.136 pacientë që ishin të infektuar.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në gjithë qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut janë duke u shëruar 1304 pacientë, por theksojnë se janë rreth 200 vende të lira.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 73025, nga këta janë shëruar gjithsej 48726 ndërkaq 2096 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 22203 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar  363.021 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button