RMV, pronarët e lokaleve kërkojnë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të marrin pjesë nesër në takim

Oda e pavarur e hotelerive kanë kërkuar takim me Komisionin për sëmundje ngjitëse pas paralajmërimeve se nesër në mbledhje mund të vendoset për kufizime shtesë sidomos në shërbimet e lokaleve gjatë festave të fundvitit, transmeton Portalb.mk.

“Deri te Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Venko Filipçe kemi dërguar kërkesë për pjesëmarrje të hënën në takimin e punës për “lockdoën” ose masa të reja kufizuese për punën e hotelerive”, thuhet në letrën e Zdravko Josifovskit, kryetarit të Odës së pavarur të hotelerive.

Ata në letër theksojnë se tashmë në vend ka oferta të shumta nëpër rrjetet sociale për realizimin e festave të fundvitit, brenda dhe jashtë vendit.

Pronarët e lokaleve kërkojnë që në takim të marrin pjesë me qëllim që të diskutohen propozimet e mundshme, para se të dorëzohen në Qeveri për miratim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button