Filipçe vlerësoi se janë të gatshëm për ruajtjen e vaksinës Kovid-19, ftohësit vijnë në janar si donacion amerikan

Operatorët ekonomik që deri më tani janë kujdesur për ruajtjen dhe menaxhimin e vaksinave, do të jenë përgjegjës edhe për ruajtjen e vaksinës Kovid-19, duke u furnizuar fillimisht me ftohës për ruajtjen e vaksinave të caktuara, transmeton Portalb.mk.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë sot vizitoi operatorët ekonomik që do të kujdesen për vaksinat e tilla, duke përqendruar vizitën në pjesën e ftohësve. Ai theksoi se do të lidhet kontrate ndërmjet MSH-së dhe operatorëve ekonomik.

“Ministria e Shëndetësisë çdo të furnizojë operatorët ekonomik me ftohëse deri -70 shkallë Celsius, të cilat do të vijnë në vendin tonë nga mesi i janarit”, premtoi Filipçe.

Ai sqaroi se operatorët në kapacitete e tyre momentale kanë dhoma të ftohura prej 0 deri në 8 shkallë Celsius, si dhe frigoriferë deri -20 shkallë Celsius e automjete ftohëse për të mbajtur zinxhirin e shpërndarjes së vaksinave të ftohtë.

“Ftohësit i kemi fituar si donacion nga fondacioni amerikan me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe ftohësit do të jenë këtu prej janarit”, deklaroi Filipçe gjatë javës, duke sqaruar se vaksinimi do të bëhet nga mjekët dhe motrat medicinale që do t’i nënshtrohen një trajnimit shtesë.

Maqedonia e Veriut pritet të përmbushë kapacitetet për vaksinimin e 70% të popullatës, vaksinim që do të jetë falas për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button