RMV, vendimet e Qeverisë nga seanca e 29-të për vaksinat kundër Kovid-19, rrogat e  mjekëve, prokurorëve dhe çështje tjera

Qeveria sqaroi se do të realizohet rishpërndarja e 20-të milionë eurove ndërmjet shfrytëzuesve të ndryshëm buxhetorë, për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe përforcimin e fondit për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19, punonjësve mjekësor që kanë punuar me pacientët e infektuar, rrogat e prokurorëve të Prokurorisë special publike dhe për çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë sqaroi se Qeveria do të sigurojë numër të mjaftueshëm të vaksinave për të vaksinuar 60% deri 70% të popullatës.

Qeveria në këtë seancë vendosi edhe për rritjen e kapitalit fillestar për Bankën zhvillimore të Republikës së Maqedonisë Veriut.

Prokuroria publike në RMV do të pranojë 13.350.000 denarë nga Qeveria përmes Ministrisë së Financave për paga, ashtu që të punësuarit të heqin dorë nga paditë për pagat.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Qeveria do të dorëzojë Propozim-strategjinë për zhvillim rajonal në periudhën 2020-2030 dhe Propozim-ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, pasi u miratuan në seancë. Qeveria vlerësoi se me këtë Strategji do të ketë zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm në gjithë territorin, duke ulur dallimin mes rajoneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button