Dëftesat dhe diplomat mund të nostrifikohen në formë elektronike në Maqedoninë e Veriut

eNë kuadër të digjitalizimit të shërbimeve, Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Qendrës për menaxhimin e ndryshimeve do të mundësojë nostrifikimin e diplomave në formë elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Digjitalizohet edhe procedura për njohjen e kualifikimeve arsimore të arsimit fillor, të mesëm dhe arsimit të lartë të fituara jashtë vendit.  Për këtë qëllim, janë përgatitur shërbime elektronike përmes të cilave mund të parashtrohen kërkesa për nostrifikim dhe ekuivalentim të kualifikimeve arsimore të fituara  jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentacionin e domosdoshëm”, njoftojnë nga MASH-i, duke sqarua se edhe pagesa do të bëhet në formë elektronike.

Shërbimet do të realizohen përmes Portalit nacional “E-shërbime” (www.uslugi.gov.mk) në bashkëpunim me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button