RMV, vaksinimi kundër Kovid-19 do të jetë i sigurt, 70% e popullatës do të vaksinohet, premtoi Filipçe

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut mos t’i besojnë dezinformatave në lidhje me vaksinimin kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe i kërkoi qytetarëve se vaksinat kundër virusit korona janë të sigurta, po zhvillohen në platforma tashmë të testuara dhe të njëjtat janë mënyra e vetme për të fituar pandeminë”, deklarojnë nga ministria.

Filipçe theksoi se vaksinat po zhvillohen me procedura e protokolle të sigurta.

“Qeveria do të sigurojë numër të mjaftueshëm të vaksinave për të vaksinuar 60% deri 70% të popullatës”, sqarojnë nga ministria.

Ministria vlerësoi se një sasi e tillë është e nevojshme për të arritur imunitetin kolektiv.

“Ai theksoi se po shpërndahen një numër i madh i dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme të cilave qytetarët nuk duhet t’i nënshtrohen, ndërsa vaksinimi do të jetë plotësisht i sigurt”, garantojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button