RMV, Qeveria publikoi listën e qytetarëve që do të marrin ndihmë financiare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për pakon e katërt të masave me çka do t’u jepet ndihmë qytetarëve dhe në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, ju mund të shihni nëse jeni në listë.  E tëra çfarë duhet të bësh është të fusësh numrin amë, transmeton Portalb.mk.

Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me pensione të ulëta, të papunët, si dhe të gjithë ata që janë të moshës mbi 64 vjeç.

 

Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona.

 

·       Lexo: RMV, është votuar ligji për përkrahje financiare, ja kush do të merr nga 6 mijë denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button