12 viktima dhe 524 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID19.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus, transmeton REL.

Nga sëmundja janë shëruar 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.868.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur ndërsa 33.064 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button