RMV, deri 30% është rritur numri i pacientëve që kanë përdorur qetësues ose detergjentë për helmim

Sociologët dhe mjekët vlerësojnë se për shkak të pasojave të pandemisë, kemi rritje të numrit të pacientëve që kanë tentuar t’i japin fund jetës përmes përdorimit të tepruar të qetësuesve ose detergjenteve. Depresioni vlerësohet së ka ardhur si rezultat i pasigurisë së qytetarëve, për shkak rrezikut për humbjen e vendit të punës, të ardhurave apo mundësisë për infektim më virusin korona.

Niko Bekarovski nga Klinika Toksikologjike në Qendrën klinike universitare “Nënë Tereza” për REL theksoi se është shënuar për 20 deri 30 % rritje e numrit të pacientëve që janë helmuar.

“Për 20 deri në 30 për qind është rritur numri i helmimeve gjatë muajit nëntor të këtij viti me preparate korrozive (produkte që përdoren për pastrim), krahasuar me nëntorin vitit të kaluar. Duhet theksuar se në muajt e parë të pandemisë kishim rënie të tentimeve për helmim, por pasi zgjati pandemia, duket se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë frikë për të ardhmen, pastaj për shkak të pasigurisë që ka shkaktuar kjo epidemi, njerëzit bien në depresion”, thotë Bekarovski, duke theksuar se sivjet ka edhe rritje të përdorimit të medikamenteve për çrregullime të rënda psikike, si anti-depresantët.

Sociologu Ali Pajaziti vlerësoi se pandemia vetëm ka shfaqur shenjat e depresionit që i ka rrënjët e thella me vite.

“Mendoj se përdorimi i qetësuesve, ilaçeve kundër depresionit, nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen që ka shkaktuar kriza e COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), por paraqet një dukuri më të gjerë. Kjo flet për një situatë të qytetarit të stresuar, të një gjendjeje turbulente sociale të një individi që përballet me probleme të shumta në jetën e tij dhe daljen nga ky tunel i zymtë, i errët e kërkojnë në anti-depresivë”, thekson sociologu Pajaziti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button