RMV, pasi mashtruan një person dhe i morën 600 euro, u arrestuan dy policë të dyshuar

Dy persona, njëri 30 vjeçar e tjetri 40 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, janë arrestuar sot nga policia si të dyshuar për marrjen e 600 eurove nga një person, transmeton Portalb.mk.

Ministria e punëve të brendshme njoftoi pasdite se ka arrestuar 30 vjeçarin I.A. dhe 40 vjeçarin A.R. të dyshuar për “Mashtrim” në bazë të nenin 247 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal.

Policia dhe Prokuroria sqaruan se dy të dyshuarit nga Sfillarja e poshtme, njëri i punësuar në ASK dhe tjetri me uniform të policisë së SPB-Shkup, kanë kërkuar 3 mijë euro nga M.A. dhe nipi i tij R.A.

Raportohet se të dyshuarit kanë krijuar dosje për viktimën, ku janë përfshirë materiale për keqpërdorim të testeve PCR, viza për shtetasit e Kosovës dhe keqpërdorime të tjera. Në këmbim për të mbyllur çështjen, të dyshuarit kanë kërkuar 3 mijë euro nga viktimat.

Viktimat në një takim të zhvilluar më 8 dhjetor, kanë dorëzuar 600 euro të përpunuar dhe të fotografuara, para të cilat janë gjetur pastaj tek një i dyshuar.

Me propozim të Prokurorisë, Gjykata sot ka caktuar tetë ditë paraburgim për të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button