Shpresa Jusufi është ambasadorja e re e Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Maqedonia e Veriut në Kosovë do të përfaqësohet nga ambasadorja e re, Shpresa Jusufi, e cila sot zhvilloi takim me Vjosa Osmanin, u.d. presidenten e Kosovës, transmeton Portalb.mk.

“U.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj.Shpresa Jusufi. Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore”, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.

Të dy palët në takim vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyeshëm, me synimin që të thellohet akoma ky bashkëpunim.

“Stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik”, theksojnë nga presidenca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button