fbpx

SHGM: Gazetarët e 27 prillit për herë të dytë viktima, këtë herë nga gjyqi

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon për atë që Gjykata themelore civile në Shkup miratoi aktgjykime me të cilat refuzohen kërkesat paditëse të gazetares Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilat kërkuan shkelje të të drejtave të tyre dhe dëm nga shteti për ngjarjet nga 27 prilli 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Observatori Medatik, transmeton Portalb.mk.

“Ky aktgjykim është mundësia e humbur për t’u mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe paraqet edhe një dëshmi që ekzistojnë standarde të dyfishta për gjykatën kur bëhet fjalë për politikanë dhe gazetarë. Përkujtojmë që në rastin me grupin e politikanëve, Prokuroria themelore publike me detyrë zyrtare inicioi procedura dhe gjykata penale gjykoi me dënime me burg grup qytetarësh, ndërsa në rastin e gazetarëve ata ishin të detyruar vet të parashtrojnë padi private. Arsyetimi i gjyqit në aktgjykimet është që gazetaret nuk kanë parashtruar prova nga të cilat mund të vërtetohet që më 27 prill 2017 kanë ndodhur protesta publike para Kuvendit, megjithëse në padi në mënyrë të drejtë janë dërguar edhe video materiale nga ngjarjet para Kuvendit, ndërsa ditën në fjalë, kishte dhe ka qindra publikime nëpër media. Fakti që gjykata nuk njeh shkelje mbi të drejtën e lirisë së të shprehurit dhe kërkon nga gazetarët të dëshmojnë fakte përgjithësisht të njohura, që ka pasur sulm në Kuvend nga ana e personave të cilët publikisht kanë protestuar më 27 prill është tendencioz dhe paraqet precedent në kontekst të këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

Nga SHGM gjithashtu shtojnë që “është nebuloz pohimi i gjykatës që gazetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për dëm jo-material për dhimbjet e përjetuara psikike dhe thotë se të dyja nuk kanë pasur lëndime trupore.”

“Skandaloz është fakti që gjyqi nuk njeh dhimbje shpirtërore, frikë dhe traumë, që janë përjetuar nga ana e gazetarëve të pranishëm dhe është problematike edhe gjatë kësaj të implikohet se nuk kanë lëndime trupore. Përkujtojmë që pushteti ekzekutiv ka obligim për t’i mbrojtur të drejtat e gazetarëve për shkak se me atë e mbron edhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar,” shtohet në komunikatë.

Nga SHGM thonë që “për këtë aktgjykim të turpshëm në dëm të gazetarëve dhe të lirisë së të shprehurit në vendin tonë, do t’i njoftojë të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare.”

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button