RMV, vendimet e Qeverisë për ndërtimin e 99 projekteve në 75 komuna, Haraçinën dhe subvencionimin e rrogave të punëtorëve

Qeveria miratoi 99-të projekte infrastrukturore për 75 komunat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut në seancën e 28-të të zhvilluar sot, transmeton Portalb.mk. Qeveria në këtë seancë ndau 30 milionë denarë mjete të pakthyeshme për Komunën e Haraçinës.

Qeveria sqaroi se për 99-të projektet do të shpenzohen 35 milionë euro, që do të shpenzohen kryesisht për rindërtimin e rrugëve lokale, ujësjellës, kanalizim, çerdhe, shkolla, objekte sportive, shëndetësore dhe projektet tjera të propozuara nga Komuna.

“Në seancën e sotme u miratua Vendimi për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 në vlerë prej 30.000.000 denarë për Komunën e Haraçinës, si mjete financiare të pakthyeshme për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga kriza Kovid-19”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sot miratoi edhe pakon e katër për masat kundër pasojave të shkaktuara nga Kovid-19.

“Qeveria e RMV-së në seancën e 28-të vendosi pako të re të masave për mbështetje në menaxhimin e pasojave nga kriza e Kovid-19”, njoftojnë nga Qeveria, duke theksuar se vlera e përgjithshme do të arrijë në 488.803.928 denarë.

Qeveria sqaroi se në këtë pako përfshihen rreth 731 artistë me dy paga minimale prej 21,776 denarë; 40 shoqata vallëzimi në vlerë 2 mijë euro për çdonjërën, 17 kopshte të fëmijëve do të subvencionohen me 1,500 denarë për fëmijë, 12 atelie për dasma në vlerë 90 mijë denarë, qendra për edukimin e fëmijëve dhe qendrat ë gjuhë të huaja me pagë minimale në bazë të numrit të të punësuarve, 24 klubet e natës mbështeten me gjithsej 7.380.000 denarë, 48 organizata për të rinjtë me rrogë minimale për dy muaj dhe honorare, transporti hekurudhor me 110 milionë denarë dhe i rrugor me 180 milionë denarë, nga 14 500 denarë për shoferët e licencuar të autobusëve për 376 linja të autobusit, rreth 3 milionë denarë për 100 të punësuar si shoferë në “Makekspres Prevoz” dhe mbi 5 milionë denarë për 181 të punësuar në kompaninë tjetër “Slloboden prevoz”.

Në pako përfshihet edhe mbështetje financiare rreth 9 milionë denarë për rrogat e të punësuarve në Sh.A. QTQ Shkup, 35 milionë denarë për të punësuarit te Ujësjellësi, për artistët e pavarur rreth 25 milionë denarë mbështetje tremujore për 462 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button