RMV, ndërtesa e “Postës” në listën e 12 objekteve më të rrezikuara në Evropë, në listë edhe objekte nga Kosova

Objekti i “Postës së Maqedonisë së Veriut” që ishte djegur para disa viteve, është pjesë e listës së 12-të objekteve më të rrezikuara në Evropë, transmeton Portalb.mk. Në këtë listë gjendet edhe manastiri i Deçanit në Kosovë.

“Përzgjedhja  u bë duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilit lokalitet, si dhe në bazë të rrezikut serioz me të cilin po përballen. Një tjetër kriter  i përzgjedhjes ishte  potenciali i këtyre  lokaliteteve  për të vepruar si një katalizator për zhvillimin e  qëndrueshëm  socio-ekonomik të lokaliteteve  të tyre dhe rajonit”, njoftojnë nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Në listën e 12-të objekteve më të rrezikuara, bëjnë pjesë objekte nga Kosova, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Këto objekte do të rikualifikohen ashtu që në mars të vitit të ardhshëm do të zgjedhen 7 monumentet më të rrezikuara, duke fituar grant deri 10 mijë euro.

Raportohet se objekti është ndërtuar në vitin 1974 nga arkitekti Janko Kostatinov, por në vitin 2013 është djegur nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button