Kosovë, 13 të vdekur dhe 590 të infektuar me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 1.174 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 590 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 45.594.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.775 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 160.352 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 696 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button