Zgjedhjet e parakohshme lokale, në Shtip kanë votuar 12 persona të infektuar dhe në izolim, në Pllasnicë asnjë

Sot në Komunën e Shtipit dhe të Pllasnicës kanë votuar personat e infektuar me KOVID-19 dhe në izolim për zgjedhje parakohshme lokale, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informon Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në Shtip, deri në ora 14:00 të drejtën e votës e kanë realizuar 12 persona, prej të paraqiturve, ndërkaq në Pllasnicë nuk ka pasur persona të paraqitur.

Në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 13 dhjetor, të drejtë vote kanë 41.777 votues, prej të cilëve 39.605 janë nga qyteti i Shtipit. Në pjesën e veçantë të Listës Zgjedhore janë edhe 2.101 qytetarë të cilët punojnë ose qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit. Në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona.

Zgjedhjet në këto komuna mbahet pasi që krerët e tyre u emëruan me poste në pushtetin ekzekutiv.

Dita zyrtare e zgjedhjeve është të dielën, votimi do të mbyllet në ora 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button