“Epidemia e gënjeshtrave të Ballkanit” – online panel diskutim i “Istinomerit” serb më 14 dhjetor

Me rastin e ditëlindjes së 11-të të shërbimit serb për verifikimin e fakteve – “Istinomer”, më 14 dhjetor (e hënë) me fillim prej orës 16:00 do të mbahet online panel diskutim me titullin “Epidemia e gënjeshtrave të Ballkanit”.

“Istinomer” me seli në Beograd të Serbisë, është njëri prej themeluesve të Rrjetit Ballkanik për Luftë Kundër Dezinformatave (ADN-Balkan).

Në ngjarjen në fjalë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga organizatat për verifikim të fakteve nga rajoni. I ftuar special do të jetë Daniel Funke, gazetar nga shërbimi amerikan për verifikimin e fakteve “Politifakt”, i cili do t’i ndajë përvojat e tij  për verifikimin e fakteve në pandemi.

Nga fillimi i pandemisë KOVID-19, bashkë me shpërndarjen e virusit, në internet, në gazeta, nëpërmjet Viberit dhe Vats-apit, madhe edhe nëpërmjet SMS porosive, po shpërndahen informata të pasakta dhe të rrezikshme për virusin korona.

A kanë arritur që shumica e qytetarëve të kuptojnë se sa është e rëndësishme që të ketë informata të sakta dhe të besueshme? Pandemia në të njëjtën kohë ishte edhe sfidë dhe mundësi për fakt-çekerët të cilët e kanë kontrolluar vërtetësinë e informatave të shpërndara në rrjetet sociale, por edhe vlerësimet e ekspertëve të theksuar dhe personaliteteve tjera publike. Vetëm në kuadër të #CoronavirusFactsAlliance, e themeluar nga Rrjeti Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve (IFCN), më shumë se 9.000 të pavërteta për virusin korona janë zbuluar dhe janë zhveshur.

Çështjet kryesore që do të shqyrtohen gjatë panel diskutimit janë: Çfarë mësuam për gazetarinë gjatë kohës së pandemisë së virusit korona? Si ndikon verifikimi i fakteve të historive lidhur me pandeminë në funksionimin e shërbimeve rajonale për verifikim të fakteve, arritja e tyre deri tek opinioni dhe ndikimi i përmbajtjes së tillë? A është efikas bashkëpunimi mes verifikuesve të fakteve dhe Facebook-ut në zvogëlimin e shpërndarjes së dezinformatave në këtë rrjet social?

Fjalën kryesore do ta ketë përfaqësuesi i “Poliftifakt”, Daniel Funke, a në diskutim do të kyçen edhe fakt-çekerët tjerë rajonal.

Milijana Rogaç, gazetar në “Istinomer” nga Serbia;

Ana Brakus, gazetar në “Faktograf” nga Kroacia;

Vesna Radojeviq, gazetar në “Razotrkivanje” nga Serbia;

Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin “Metamorfozis” nga Maqedonia e Veriut, organizatë – themeluese e shërbimit të verifikimit të fakteve “Vërtetëmatës” dhe të qendrës burimore online CriThink.mk.

Moderator i diskutimit do të jetë gazetari i “Istinomer”, Sinisha Dedeiq.

Do të ketë përkthim simultan në serbisht dhe anglisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button