Pandemia e ka rritur nevojën për digjitalizimin e të gjitha niveleve të gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, duke marrë pjesë në konferencën rajonale “Onlajn gjykim gjatë kohës së pandemisë: Ligjvënësi, pengesat dhe sfidat”, theksoi se pandemia botërore e KOVID-19 plotësisht e ka rritur nevojën e digjitalizimit të gjyqësorit, njofton Portalb.mk.

Mariçiq në fjalimin e tij u ndal te ashtu siç tha vendosjen e teknologjisë informatike në të gjitha niveleve që do të ndikojë ndaj rrjedhës së proceseve gjyqësore, por edhe në vetë lidhjen mes gjykatave.

“Ne jemi të vetëdijshëm se është shumë e rëndësishme që të në periudhën e ardhshme të vendoset lidhje informatike në nivel vertikal dhe horizontal. Gjithashtu, pamë se është i nevojshëm digjitalizimi i plotë i rasteve, dorëzimit dhe interoperabilitetit mes gjykatave, me qëllim që të rritet efikasiteti i të njëjtave, gjegjësisht nga një anë të s shpejtohen proceset gjyqësore, a nga naa tjetër të zvogëlohet nevoja për prani fizike”, theksoi Mariçiq.

Sipas ministrit, shtetet edhe pa pandeminë vitet e kaluara kanë ndërmarrë hapa drejt digjitalizimit të gjyqësorit, a pandemia ishte një lloj katalizatori, gjegjësisht i ka shpejtuar këto procese.

Ai foli edhe për gjykimin e parë online i cili është bërë në gjykatën e Kavadarit.

“Jam i lumtur se sot me ne është edhe gjykatësi Llazar Nanev nga Kavadari, pasi që mu në këtë Gjykatë është bajtur gjykimi i parë online, të cilin e vlerësojmë si shembull të mirë, i cili do të jetë plotësisht inkurajues për shfrytëzimin e teknologjive digjitale moderne në gjyqësor”, theksoi Mariçiq.

Ideja për gjykim online u hodh në opinion pasi që shumë gjykime filluan të anuloheshin pasi që, disa prej palëve të përfshira në proces ishin infektuar me KOVID-19, apo kishin qenë të detyruar në mbylleshin në izolim për shkak të kontakteve me të infektuar.

Zvarritja e proceseve gjyqësore, mund të çojë edhe deri në vjetërsimin e lëndëve dhe kryerësit eventual të veprave penale të mos përgjigjen përpara ligjit. Kjo më tepër theksohet duke e pasur parasysh që shumë lëndë të ish Prokurorisë Speciale janë zvarritur me vite të tëra, me arsyetime banale me qëllim që të vjetërsohet lënda.

Për zvarritjen/vjetërsimin e lëndëve, po punon edhe Këshilli Gjyqësor i cili i ka angazhuar kryetarët e gjykatave që të kontrollojë se kush dhe pse ka lejuar të vjetërsohen lëndë të caktuara. Për shkak KOVID-19, Këshilli Gjyqësor e anuloi konferencën, në të cilën do të duhej që të ftohen të gjithë krerët e gjykatave për të diskutuar për këtë çështje.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button