Studentët kërkojnë kualitetin arsimor jashtë kufijve, Mustafi: Do të kthehem në RMV në qoftë se piqen kushtet

Pakënaqësia nga sistemi arsimor, mosbesimi në institucionet e vendit dhe shumë dukuri tjera negative e kanë shtyrë studenten Sara Mustafi që të braktise vendin për të studiuar jashtë vendit, e njëjta planifikon të mbaroje të gjitha studimet jashtë dhe më pas, varësisht prej rethanave, të kthehet në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, aktualisht ka 5.704 student të RMV-së në botë, shkruan Portalb.mk.

Mbi 5.700 të rinj nga Maqedonia e Veriut, pasi e kanë mbaruar shkollimin e mesëm, janë larguar jashtë vendit për të studiuar, kështu tregon raporti i një prej organizatave më kredibile në botë, UNESCO, apo Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara.

E intervistuara këtë javë e Portalb.mk është Sara Mustafi, ajo studion në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore pranë Universitetit të Zvicrës. Mustafi potencoi se mundësitë për një jetë më të mirë dhe pakënaqësia me sistemin arsimor në RMV e kanë shtyrë atë të largohet.

“Unë nga Maqedonia e Veriut u largova pasi kreva studimet baçelor. Arsyet janë të shumta, por kryesisht ishte të qenurit e pakënaqur me sistemin e këtushëm në përgjithësi, duke filluar nga sistemi arsimor. Përveç  asaj të qenurit jashtë do të më mundësoj te zhvillohem me shume si kërkues shkencor duke ofruar punë në  laboratorë, kontakt me njerëzit që janë të parët në botë në fushën e tyre, mundësi publikimi punimesh nëpër revista të mirënjohura për shkencë etj.”, tha Sara Mustafi, studente.

Sipas Sarës, në Maqedoninë e Veriut sistemi arsimor çdo ditë shkon duke u bërë më keq, ajo theksoi faktin se në mësimdhënie kyçen persona të cilët nuk janë të përgatitur për atë detyrë duke shtuar se kjo duhet të ndryshoje, në mënyrë që studentët të mos kërkojnë kualitetin jashtë vendit por atë ta gjejnë në atdhe.

“Ne arsimimin e RMV, sipas mendimit tim nuk shkon fakti që ka kuantitet dhe jo kualitet. Unë mendoj që nuk ka rendësi nëse ka pak studentë në një degë të caktuar, me rendësi është të jenë të mirë, por kjo kërkese për kuantitet ka bërë që të kyçen në mësimdhënie persona të cilët nuk janë të përgatitur për atë detyrë. Pastaj këto persona përçojnë ‘vlerat’ e tyre në gjeneratat e ardhshme dhe ne vend se të përmirësohemi shkojmë duke u bërë më keq… Pra ishte cilësia e arsimit që më shtyu të largohem në një vend më të mirë dhe gjithashtu kisha dëshirë ta sfidoj veten, te shoh a do te mund t’ia dal mbanë nder me te mirët”, tha Sara Mustafi.

Ndërkaq në pyetjen se a do të ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut pasi të përfundojë me studimet e magjistraturës, Mustafi tha se fillimisht nuk planifikon të kthehet pasi mendon të mbaroje të gjitha studimet atje, më pas, do të shqyrtoje këtë varësisht prej kushteve dhe rrethanave.

“Se a do te kthehem varet nga ajo se çfarë oferte pune do të kisha jashtë dhe çfarë do të me priste këtu… Së pari do të kisha dashur të vazhdoj jashtë deri në një pike të karrierës dhe kur te shoh që është mjaftë, atëherë mendoj që do të isha kthyer të ndihmoj studentët tjerë këtu, sepse nëse largohemi të gjithë atëherë çka do të ndodhte me ketë vend këtu?”, shtoi Mustafi.

Ndryshe, ajo tha se studimet jashtë vendit përveç kushteve të mira, të ofrojnë edhe shumë mundësi tjera, gjegjësisht të hapin dyert për përparim edhe në shtetet tjera, mundësi punësimi, e kështu me radhë.

RMV investon, shtetet “tjera ua shohin hajrin”: Mbi 5.700 studentë studiojnë jashtë vendit 

Maqedonia e Veriut, nëpërmjet taksave të qytetarëve çdo vit harxhon miliarda denarë për nxënësit filloristë, të shkollave të mesme, por edhe të fakulteteve me qëllim që të sigurojë zbatim të procesit arsimor, ndërkaq pret që nga kuadrot në të cilët ka investuar, nesër të kyçen në sistemin shtetëror ku do të kontribuonin për shtetin amë. Megjithatë, një pjesë e tyre, pasi mbarojnë shkollimin e mesëm, për shkak dëshirave të tyre për hapjen e perspektivave, nëpërmjet bursave të ndryshme shtetërore, të fakulteteve të ndryshme, por edhe me mjete private largohen nga vendi për të studiuar e më pas për t’u punësuar jashtë vendit. Kjo shteti i kushton humbje financiare, pasi që kuadrin ia ka bërë gati që një shtet tjetër ta shfrytëzojë, pa investuar asgjë në atë.

Studentët nga RMV studiojnë në shumë shtete të botës e më së shumti, në Turqi, Bullgari dhe Slloveni.

Portalb.mk përgatiti një infografik për këtë:

Për çdo student të larguar, shteti humb para

Sipas raportit të UNESCO-s, studentët e larguar nuk dëshirojnë të kthehen në vendin amë dhe kjo shkon në dëm të shtetit, për shkak se shteti atyre studentëve u ka paguar mësues e profesorë për të shkolluar, u ka siguruar libra, mjete për mësim, ngrohje, trajnime e gjithçka që nevojitet për mjedisin arsimor, ndërkaq shteti që ata kanë shkuar për të studiuar, i ka pranuar si kuadro të përgatitur deri në një shkallë të caktuar ku janë të aftë që pas mbarimit të shkollimit të lartë të punojnë për atë shtet që nuk ka investuar në ato.

Arsimi në vend, jo kualitativ

Mbase një ndër arsyet e ikjes, sipas asaj që kemi hulumtuar është dhe mungesa e ofrimit të arsimit cilësor. Këtë e dëshmuan edhe në hulumtimin tonë, ku studentët pa mësuar i blejnë temat e diplomave të baçelorit e magjistraturës – në këtë mënyrë ata nesër kanë diploma të barasvlershme me kuadrin që me dije ka mbaruar shkollimin. Sipas analizave tona, mbi 13.413 shpallje për shit-blerje të tezave të magjistraturës dhe baçelorit janë aktive aktualisht në një nga faqet që merret me tregti në Maqedoninë e Veriut, çmimet dallojnë varësisht prej kërkesës, edhe atë deri në 500 euro, e në qoftë se je me fat, magjistër i shkencave mund të bëhesh për vetëm 150 euro. 

Shteti në gjumë ndaj këtij fenomeni. Asnjë nga këto mijëra shpallje nuk i ka rënë në sy inspektorëve të Arsimit në vend. Një gjë e tillë nuk rregullohet as me ligjet pozitive në vend ndërkaq shoqëria civile dhe njohësit e arsimit, alarmojnë se kjo situatë mund të na çoje deri në degradimin total të arsimit në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button