Ekspertët të prerë: Fakti që ka një plan për monitorimin e efekteve anësore të vaksinës kundër Kovid-19 nuk domethënë se nuk është e sigurt

Administrata Amerikane për ushqime dhe barna ka lëshuar një listë të gjendjeve shëndetësore që do të monitorohen gjatë vaksinimit me vaksinën kundër kovid-19, e jo raport i efekteve anësore që kanë ndodhur tashmë, thanë ekspertët e shëndetit pasi një video e gazetarit Boban Nonkoviq që u postua në Facebook, i cili përhap dezinformata në lidhje me efektet e vaksinës kundër Kovid-19, shkruan Meta.mk transmeton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, “Meta” ka biseduar me profesorë-ekspertë nga sektori shëndetësor, të cilët kanë ndjekur situatën me kovid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, “Vistinomer.mk” në analizën e bërë publikoi se Administrata Amerikane për ushqim dhe barnave nuk ka identifikuar efektet anësore të vaksinave kundër kovid-19.

“Për habinë time të madhe, ka intelektualë dhe mjekë që e përhapin atë video. Në video lexohen efektet anësore të vaksinës, por ja ku është një vështrim në një ilaç për shembull, Andol 100 dhe ju do të shihni një seri efektesh anësore. Nuk kam arritur t’i lexoj, sepse ka kaq shumë në listë. Hapni udhëzimet për çdo ilaç, madje edhe aspirinën me një dozë minimale, ekziston një listë e tërë e efekteve anësore” thotë Prof. Dr. Nikolla Panovski, mikrobiolog dhe profesor në Fakultetin e mjekësisë në Shkup.

Për të është absurde që ekspertët, në vend të thelbit, të merren me mohimin e lajmeve dhe pretendimeve që shkaktojnë dëme të mëdha.

“Ne si ekspertë, në vend që të merremi me atë që është në domenin tonë, kemi po merremi me mohimin e lajmeve të rreme. Nëse Administrata Amerikane për ushqim dhe barna ka plan për efektet anësore që do të vërehen gjatë vaksinimit, kjo nuk do të thotë që vaksina nuk është e sigurt. Jam i bindur që avokatët kundër vaksinës janë të parët që vaksinohen nëse vijnë afër “hendekut”, vlerëson Panovski.

Sipas tij, me vaksinë do të shpëtonin mijëra njerëz që kanë vuajtur nga kovid-19, dhe të cilët ende kanë probleme serioze shëndetësore.

“Nëse sëmundja parandalohet me një vaksinë, përkatësisht nëse nuk sëmureni, nuk do të keni ndonjë problem kronik. Një përqindje e mirë e pacientëve të shëruar kanë pasoja të rënda shëndetësore, kanë ndryshime serioze të mushkërive, më shpesh – fibrozë. Gjëja më e rëndësishme është që vaksina të jetë vullnetare dhe të mos u jepet fëmijëve, siç do të jetë”, thekson prof. Panovski.

Kolegu i tij nga Fakulteti i Mjekësisë, epidemiologu prof. Dr. Dragan Danillovski, thotë se video të tilla sabotojnë masën e vetme që mund të ndalojë pandeminë – vaksinën.

“Në një situatë kur po ndodh një kataklizëm në një nivel planetar, në një kohë “lufte” dhe në një kohë kur njerëz po vdesin, gjuetarë të padenjë po marrin guximin të sabotojnë ​​të vetmen masë që mund të zgjidhë pandeminë – vaksinimin. Shfaqet një video, në të cilën një laik mjekësor tund një dokument nga Administrata Amerikane për ushqim dhe barna, e cila paraqet një plan për monitorimin e ngjarjeve anësore pas fillimit të vaksinimit kundër kovid-19 dhe pretendon se kushtet e renditura që do të monitorohen nëse do të ndodhë, përfaqësojnë efektet anësore të konfirmuara. Nuk është raport i efekteve anësore që ndodhin pas vaksinimit, por një listë e gjendjeve (ngjarje anësore) që do të shihen më vonë nëse dhe sa shpesh ato ndodhin. Programi kombëtar i raportimit për siguri të Vaksinave (VAERS) bën dallimin midis termave “ngjarje e pafavorshme” “(adverse event) dhe ” efekt i padëshirueshëm” (side effect) (Kuptimi i Sistemit të Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave (VAERS)) cdc.gov)”, reagon Prof. Danillovski.

Ai gjithashtu përmend disa artikuj të botuar në portale, me tituj bombastikë, të tillë si: “FDA: Gjashtë pjesëmarrës vdiqën gjatë testimit të vaksinës Pfizer kundër kovid-19, dy morën vaksinën, katër placebo”.

“Kjo është bërë me qëllimin e qartë për t’u sugjeruar lxuesve (të cilët në pjesën më të madhe lexojnë vetëm tituj dhe nuk kanë ide se çfarë do të thotë fjala “placebo”) se shkaku i vdekjes është vaksina”, vlerëson profesori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button