Zaharieva tha se nuk do të ketë “po” nga Bullgaria për RMV-në pa përfshirjen e garancive në kornizën negocieuese

Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja Bullgare Zaharieva dha disa mesazhe dhe pikëpamje në dy daljet e saj të fundit publike, në një intervistë për radion gjermane ARD, si dhe në Parlamentin bullgar, ku ajo iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në parlament, ajo tha se Maqedonia e Veriut duhet të kapërcejë një numër stereotipesh për të hyrë në rrugën drejt BE-së, njofton Portalb.mk.

“Fqinjësia e mirë duhet të bëhet pjesë e kornizës negociuese sepse këto janë garancitë më të forta për Bullgarinë që dokumentet e nënshkruara do të përmbushen dhe monitorohen gjatë gjithë procesit të negociatave, me kritere të qarta për përparimin”, tha Zaharieva, duke i dërguar një mesazh Shkupit se duhet të ketë më pak emocione dhe më shumë pragmatizëm, raporton BGNES.

Ajo përsëri akuzon se problemi më i madh është mospërmbushja e Marrëveshjes së vitit 2017, përkatësisht gjuha e urrejtjes, puna e komisionit historik dhe garancitë se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime për ekzistencën e një pakice maqedonase në Bullgari.

Zaharieva para deputetëve bëri disa vërejtje. Njëra, që puna e komisionit historik është e politizuar nga pala maqedonase, si dhe ajo që projektet e infrastrukturës duhet të përshpejtohen, duke përmendur si shembull Korridorin 8, veçanërisht në pjesën e lidhjeve hekurudhore.

“Ne jemi vende fqinje, populli bullgar ka ndjenja miqësore pavarësisht fushatës së neveritshme dhe gjuha e urrejtjes në anën tjetër të kufirit”, tha ministrja bullgare.

Në një intervistë për radion gjermane ARD, ajo theksoi se faktori vendimtar që çoi qeverinë bullgare në vendimin për të mos lejuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut ishte mungesa e “garancive për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe”.

Sipas saj, vendosja e garancive si kusht në kornizën e negociatave nuk është  precedent dhe si shembull e përmendi Kroacinë.

“Nuk duam ta ndalojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, nëse nuk kemi garanci në kornizën e negociatave, do të jetë e pamundur të themi ‘po’. Pavarësisht nga presidenca aktuale ose e ardhshme, nëse propozimet tona nuk përfshihen për diskutim në kornizën e negociatave, Bullgaria nuk do të jetë në gjendje të thotë ‘po’. Pse është problem të vendoset fqinjësia e mirë, që është një kriter horizontal i Mastrihtit, në kornizën e negociatave? Kishte tekste të tilla në kornizën negociuese të Kroacisë. Ky nuk është një precedent”, tha Zaharieva.

Në bisedë, ajo përsëriti vërejtjet e saj në lidhje me librat shkollorë të historisë për personalitete të caktuara dhe për lidhjen e Bullgarisë me fashizmin.

“Bullgaria dëshiron të njihet e vërteta historike. Ky nuk ishte problem për Maqedoninë e Veriut kur nënshkroi Marrëveshjen – që ne kemi histori të përbashkët që do të na bashkojë, e jo të na ndajë. Ky është qëllimi. Ne nuk po themi ‘këta njerëz janë vetëm tonët’, por që këta njerëz janë të përbashkët. Ky është një mendim modern i dy vendeve, veçanërisht nëse ata duan të jenë së bashku në Bashkimin Evropian. Të mos ndodhë çdoherë që kur dikush në Maqedoninë e Veriut do të njoftojë publikisht se një nga këta heronj historikë është bullgar t’i nënshtrohet ndonjë linçimi publik. 30 vjet pas rënies së regjimit totalitar, metodat dhe qasjet totalitare nuk mund të jenë politikë shetetërore”, tha Zaharieva.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh i bindur se nëse problemin me Bullgarinë nuk do të zgjidhet tani, do ta zgjidhin në verë. Ai shtoi se përkundër vetos mbi fillimin e negociatave me BE-në të vendosur nga Bullgaria, vendi mbetet në negociata dhe nëse jo tani ose në pranverë, në verë do të gjendjet zgjidhje ka thënë Zaev.

Ndryshe, Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e quajti veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë, komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, patideklaruar se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button