Rekord i zi në Gjermani: Afër 30.000 të infektuar të ri për 24 orë, 598 të vdekur

Numrat e të infektuarve me COVID-19 në Gjermani vazhdimisht rriten, për 24 orë ka 30.000 persona të ri, njofton Portalb.mk.

Rekord i ri të infektuarve të ri dhe të vdekurve në 24 orët e fundit në Gjermani. Instituti “Robert Koh” kumtoi se numri i të infektuarve të rinj është 29.875, a i të vdekurve 598. Numri i të infektuarve nga virusi korona deri më tani ka arritur në 1.272.078 persona, a numri i të vdekurve ka arritur në 20.970.

Rekordi i zi ende më shumë i ka forcuar kërkesat për masa drastike restriktive në vend para festave të fundvitit.

“Është e qartë se patjetër duhet që të mbyllet tregtia me pakicë. Patjetër maksimalisht t’i kufizojmë kontaktet”, deklaroi kryeministrja e provincës Mecklenburg-Vorpommem.

Eksperti i SPD-së për çështje shëndetësore, Karl Lauterbah, për gazetën “Rajnishen Post” tha se ajo që është e nevojshme “javën e ardhshme të ketë “lokdaun” më restriktiv të mundshëm në nivel të shtetit, përfshirë edhe mbylljen e shkollave”.

Federata dhe krahinat deri më tani nuk munden të merren vesh për masa të përbashkëta. Është e paqartë edhe se kur do të takohen me kancelaren. Kryesisht nuk ka kundërshtarë të propozimit për ashpërsimin e restrikcioneve mes festës së Krishtlindjeve dhe 10 janarit. Megjithatë, shefi i Dhomës Federale Mjekësore, Klaus Rajnhart paralajmëroi se nuk duhet që të ketë pritje shumë të mëdha.

“Iluzioni është që të besohet se me lokdaun të fortë në zgjatje prej 14 ditëve pas Krishtlindjeve do ta vendosin nën kontroll pandeminë”, vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button