Shkencëtarja 15-vjeçe Gitanjali Rao është shpallur “Fëmija i Vitit” (VIDEO)

15-vjeçarja Gitanjali Rao, shkëncëtare dhe shpikëse, së fundmi është shpallur si “Fëmija i Vitit” nga revista “Time”. Rao është nga Denveri, Kolorado me origjinë indiane e cila njihet gjithashtu si shpikëse e teknologjive të reja në një sërë fushash, njofton Portalb.mk.

Dashuria e Rao-s për shkencën ka filluar në moshën 10-vjeç kur ajo zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë. Nga këtu pasioni i saj për shkencën u rrit. Roa u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por juria u habit me të pasi 15-vjeçarja kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

Gjatë një interviste me aktoren dhe aktivisten e famshme, Angelina Jolie, adoleshentja është shprehur se nuk “duket si shkencëtaret tipike që shikon në TV, të moshuara dhe me flokë të bardhë”.

“Unë nuk dukem si shkencëtarja juaj tipike. Qëllimi im është që jo vetëm që të krijojë pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin: ‘Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka shtuar Rao.

Në pyetjen e Jolisë se kur e ka zbuluar që shkenca është pasioni i saj, Rao tha se ndjen që nuk ka pasur një moment specifik, por ajo që dë është se gjithmonë ka dashur t’i bëjë të buzëqeshin të tjerët. Ky ka qenë si qëllim i përditshëm i saj, thjeshtë të bëjë dikë të lumtur.

“Pastaj kur isha në klasën e dytë ose të tretë, fillova të mendoj se si mund të përdorim shkencën dhe teknologjinë për të krijuar ndryshime shoqërore. Isha 10 vjeç kur u thashë prindërve të mi se doja të hulumtoja teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit në laboratorin kërkimor për cilësinë e ujit në Denver”, tha Rao.

Gitanjali Rao shpreson të studiojë gjenetikë dhe epidemiologji në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button