SHBA-ja dërgoi avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të paralajmëruar Iranin

Dy aeroplanë bombardues amerikanë të enjten u ngritën nga Shtetet e Bashkuara dhe fluturuan mbi Lindjen e Mesme, duke dërguar, siç thanë zyrtarët amerikanë një mesazh të drejtëpërdrejtatë paralajmërimi për Iranin, njofton Portalb.mk.

Fluturimi i dy bombarduesve masivë B-52H Stratofortress, misioni i dytë i tillë në më pak se një muaj, u krijua për të nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Amerikës në Lindjen e Mesme edhe kur administrata e Presidentit Donald Trump tërhoqi mijëra trupa nga Iraku dhe Afganistani, shkruan CBSNews.

Bombarduesit e rëndë me rreze të gjatë, të cilët janë të aftë të mbajnë armë konvencionale dhe bërthamore, janë një pamje e frikshme dhe fluturojnë më rrallë në Lindjen e Mesme sesa avionët më të vegjël luftarakë, siç janë avionët luftarakë amerikanë. Kundërshtarët shpesh ankohen për fluturimet bombarduese në rajonin e tyre, duke i konsideruar ato një shfaqje provokuese të forcës.

“Aftësia për të dërguar bombardues strategjikë në pjesën tjetër të botës në një mision pa ndalesa dhe për t’i integruar ata me partnerë të shumtë rajonalë tregon marrëdhëniet tona të forta dhe angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, , tha në një deklaratë gjenerali Frank McKenzie, komandant i SHBA-së për Lindjen e Mesme.

Tërheqja dhe shkurtimi i trupave të shoqëruara me largimin e afërt të grupit goditës të aeroplanit USS Nimitz në Gjir, kanë nxitur shqetësimet e aleatëve se SHBA-ja po braktisin rajonin. Këto shqetësime shtohen nga frika se Irani mund të godasë SHBA-të ose aleatët në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh.

Muajin e kaluar, Pentagoni njoftoi se do të tërhiqte 500 trupa amerikane nga Iraku para inaugurimit të presidentit vitin e ardhshëm.

Ndërkohë një  zyrtari i lartë ushtarak amerikan për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, ka thënë se “Fluturimi nuk kishte të bënte me ndonjë veprim sulmues, kishte të bënte me parandalimin e Iranit nga ndërmarrja e veprimeve”,  duke shtuar se ushtria kishte parë “tregues shqetësues në Irak” së fundmi se Irani ose forcat e mbështetura nga Irani mund të planifikonin sulme.

Tensionet kanë mbetur të larta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që nga përplasjet e vitit të kaluar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ushtria amerikane tha se grupi i mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah kishte kryer një sulm me raketa kundër një baze në Kirkuk, duke vrarë një kontraktor amerikan. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me një seri sulmesh hakmarrëse, duke arritur kulmin në janar të këtij viti me vrasjen e gjeneral Soleimanit, i cili mbikëqyrte aktivitetet e grupeve të ndryshme në Irak, si dhe Abu Mahdi al-Muhandisin, themeluesin e grupit Kataib Hezbollah.

Po atë muaj, Irani u përgjigj me një sulm me raketa ndaj bazës ajrore Ain al-Asad në Irak, e cila strehon trupat amerikane dhe ndërkombëtare. Asnjë ushtarë amerikan nuk u vra ose nuk u plagos rëndë gjatë sulmit, por më shumë se 100 ushtarë pësuan tronditje dhe dëmtime traumatike të trurit.

Në sulmet e mëvonshme hakmarrëse të Shteteve të Bashkuara në mars, u shkatërruan pesë depo armësh të grupit Kataib Hezbollah në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button