Zaev: Nëse jo tani, problemin me Bullgarinë do ta zgjidhim në verë

Nëse problemin me Bullgarinë nuk e zgjidhim tani, do ta zgjidhim atë në verë,” tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV Telma. Ai shtoi se përkundër vetos mbi fillimin e negociatave me BE-në të vendosur nga Bullgaria, vendi mbetet në negociata dhe nëse jo tani ose në pranverë, në verë do të gjendjet zgjidhje ka thënë Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Ne mbetemi të përqëndruar në gjetjen e një zgjidhjeje. E ndjej hidhërimin e njerëzve, por më takon mua të zgjidh çështje të vështira në rrugën tonë për në BE. Mos të harrojmë se gjatë presidencës bullgare të BE-së ata e kthyen fokusin në atë që përcaktohet në nenin 2 të Marrëveshjes sonë të miqësisë dhe bashkëpunimit. I gjithë Samiti iu kushtua aspiratave tona. Sot pashë videon e Borisovit. Ky është Bojko Borisov. Ai është angazhimi i tij dhe në të unë shikoj shpresë se ne, një orë e më parë duhet të zgjidhim mosmarrëveshjen me Bullgarinë, pa kundërshtuar përcaktimet tona të identitetit”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar:

“Pasi vendoset në Bruksel, unë tashmë jam gati për verën e ardhshme. Ne vazhduam, sot Buçkovski,  vazhdojmë më tej dhe do të flasim. Njerëzit panë që kemi vija të kuqe, se absolutisht jemi kujdesur për gjuhën maqedonase, popullin maqedonas, identitetin tonë kombëtar maqedonas dhe e dimë se ku po shkojmë, por ajo shtytje është në Bashkimin Evropian, me atë që është e shenjtë për ne e garantuar, për të cilën jo vetëm nuk negociohet, madje as diskutohet. Le të shpresojmë që Kryeministri Evropian Bojko Borisov të bëjë një hap përpara. Jam i bindur që do t’i sjellë pikë në zgjedhje. Nëse nuk e zgjidhim tani, ne do ta zgjidhim në verë”.

Ai precizoi disa nga deklaratat e tij për okupimin e Bullgarisë në territorin tonë, në pjesën e Greqisë dhe Serbisë, si shpërblim që qeveria ose administrata e atëhershme, siç tha Zaev, iu bashkuan Rajhut të tretë ose paktit fashist.

“Edhe tek ne ka pasur bashkëpunëtorë me okupatorë fashist, ashtu si vuajtën në Bullgari njerëzit që i rezistuan fashizmit. Vetë Karakaçanovi e thotë atë, ai përmendi viktimat e pafajshme nga Vatasha. Por kjo nuk do të thotë se e gjithë Bullgaria ishte fashiste. Prandaj them që fashizmi nuk mund të ketë emra etnikë. Mijëra fashistë nga Bullgaria pas 44-tës morën dënimin e merituar nga populli, u pushkatuan ose u dënuan me burgim të përjetshëm”, tha Zaev duke thënë pse janë pajtuar që të heqin nga përmendoret e vendit tonë fjalën  “pushtues fashist bullgar”.

Ndryshe, Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e quajti veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë, komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, patideklaruar se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button