BE arriti marrëveshje për buxhetin 1.8 trilionë euro pasi arriti kompromis me Hungarinë dhe Poloninë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për buxhetin e bllokut dhe fondin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19, në vlerë prej 1.8 trilion eurosh, shkruan REL.

Marrëveshja u bë pas një kompromisi me Hungarinë dhe Poloninë.

Dy vendet kërcënuan së do të vendosin veto mbi klauzolën që lidh financat me respektimin e sundimit të ligjit.

Kjo do të mund t’iu kushtonte atyre miliarda euro nga BE-ja, pasi janë duke u hetuar për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe mediave.

Por, dy vendet u siguruan se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.

“Tani mund të nisim zbatimin dhe t’i rindërtojmë ekonomitë tona”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas arritjes së marrëveshjes të enjten vonë.

“Paketa jonë historike e rikuperimit do t’i çojë përpara tranzicionet tona të gjelbra dhe digjitale”, shkroi MichelTwitter.

Në korrik, BE-ja është pajtuar në parim për buxhetin prej 1.1 trilion eurosh, për periudhën 2021-2027, dhe për fondin e stimulimit prej 750 miliardë eurosh, por kjo paketë kishte nevojë për mbështetjen unanime nga të gjithë anëtarët e bllokut.

Pa marrëveshje, BE-ja do të ishte detyruar të përdorë një buxhet të kursimit për vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button