fbpx

Përdoruesit mund të editojnë dhe dërgojnë dokumente Office nga Gmail

Google do ta bëjë më të lehtë punën me dokumentet Microsoft Office ndërsa kompania po punon për të lejuar përdoruesit ti editojnë direkt nga Gmail ashtu siç mund të bëjnë me Google Docs ose Sheets, shkruan Pcworld.al.

Prej kohës Google Workplace (G Suite i ribranduar) ka ofruar mbështetje për dokumentet Word, PowerPoint dhe Excel por duhej të importoheshin në Google Drive për tu modifikuar dhe edituar më pas.

Me opsionet e reja procesi është thjeshtuar së tepërmi. Tani mund të hapni dhe editoni direkt duke përdorur Google Docs sikur të ishte një dokument Google.

Gjithashtu përdoruesit mund të kthejnë përgjigjen një email pa pasur nevojë të shkarkojnë dhe ngarkojnë pas dokumentin.

Së fundit Google ka lançar një shtojcë Macro Converter në mënyrë që përdoruesit të importojnë macro-t e tyre nga Excel në Sheets me lehtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button