COVID-19 shkakton ndërlikime në mushkëri, veshka dhe zemër

Një hulumtim i madh i pacientëve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara konfirmoi një numër komplikimesh të sëmundjes, ndërsa gjetjet u botuan në revistën CMAJ, shkruan Panacea.mk.

“Kuptimi i gamës së plotë të kushteve të lidhura mund të ndihmojë në prognozë, të drejtojë vendimet e trajtimit dhe të informojë më mirë pacientët për rreziqet e tyre reale të komplikimeve të ndryshme të COVID-19 të vërejtura në literaturë dhe media”, thuhet në hulumtimin e botuar. Dr. William Murk nga Universiteti Buffalo i cili e zhvilloi atë me kolegët e tij Kanadezë.

Studiuesit trajtuan 70,288 raste të pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore gjatë muajve të pranverës për shkak të shqetësimit të lidhur me COVID-19. Më shumë se gjysma e të gjithë pacientëve u pranuan në spital dhe rreth pesë përqind u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv. Mosha mesatare e pacientëve ishte 65 vjeç, ndërsa 55.8% ishin gra.

Autorët analizuan të gjitha gjetjet dhe identifikuan ato që u shfaqen më shpesh pas shfaqjes së COVID-19, sesa para pandemisë.

Inflamacioni i mushkërive, problemet me frymëmarrjen, dështimi i veshkave, sepsa ose inflamacioni sistemik ishin ndërlikimet më të zakonshme të shoqëruara me COVID-19, e cila është në përputhje me studimet e tjera të mëparshme.

Rreziku absolut që dikush me COVID-19 të përjetojë ndonjë nga këto gjendje në përqindje dukej kështu: 27.6% për pneumoni, 22.6% për dështim të frymëmarrjes, 11.8% për dështim të veshkave dhe 10.4% për sepsë ose inflamacion sistemik.

Studiuesit gjetën gjithashtu lidhje me një numër të gjendjeve të tjera të mushkërive dhe kardiovaskulare, të tilla si mushkëritë e dëmtuara, çrregullimet e mpiksjes së gjakut dhe inflamacionin e zemrës, megjithëse rreziku i tyre ishte relativisht i ulët. Përkundër rezultateve të studimeve të tjera, COVID-19 nuk duket se shoqërohet me një rrezik në rritje të goditjes në tru.

“Ky studim ofron vlerësim absolut të rrezikut dhe shans relativ për të gjitha diagnozat e identifikuara në lidhje me COVID-19. Këto vlerësime janë të nevojshme në mënyrë që profesionistët shëndetësorë, pacientët dhe politikëbërësit të kuptojnë gjasat e ndërlikimeve nga sëmundja”, thanë autorët në studimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button