Kf. Drita filloj pregatitjet, prezantohen 5 përforcime të reja

Skuadra e Dritës nga Bogovina ka filluar sot fazën pregatitore për gjsmën e dytë të seyonit 2012/2013, me çrast ka prezantuar në ekip edhe emrat e ri që do ti bashkangjiten skuadrës në vazhdim të sezonit.

Sërbi, Marko Lukiç, ish futbollisti i Vardarit Tripunovski, Zejdan Alili, Armir Alili dhe Burhan Mustafi janë emrat e ri të bogovinasve.

Kryetari i klubit Abedin Aliti dha se në skuadër pritet të testohen edhe dy futbollistë të tjerë, një sulmues nga Koracia dhe një mbrojtës nga Mali.

Aliti u shpreh se faza pregatitore e skuadrës së Dritës kryesisht do të zhvillohet në Bogovinë, ndërsa eventualisht nëse kushtet klimatike e lejojnë mund të udhtojnë drejt Ohrit ose Dojranit për të luajtur disa ndeshje kontrolluese.

Para disa javësh nga Drita u largua mesfushori Burim Sadiku dhe Mensur Idrizi që tashmë janë pjesë e skuadrës së Renovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button