Kompania greke “Polieko” do ta pastrojë deponinë me lindan në OHIS

Kompania greke “Polieko” do ta pastrojë deponinë e vogël me lindan në OHIS. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informojnë se Agjencia për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara, UNIDO, kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë si ofertues më i mirë, i zgjedhur në tender ndërkombëtar. Për momentin janë përgatitjen e aktiviteteve në terren, a sanimi i deponisë së vogël pritet që të zgjasë edhe deri në tre vjet, njofton Portalb.mk.

“Kompania greke do të ketë obligim ta pastrojë deponinë e vogël, a insekticidi do to të testohet jashtë nga shteti. Ka filluar edhe procesi i përmirësimit të planit të detajuar për sanim dhe sigurim të dokumentacionit të nevojshëm për fillimin me punë në terren”, informojnë nga Ministria.

Prej atje tani për tani nuk tregojnë saktë se kur do të fillojë pastrimi i kimikëve të rrezikshme, a së shpejti duhet që të dihet edhe se çfarë teknologjie do të shfrytëzohet, prej çka do të varen edhe afatet për mbarimin e aktiviteteve. Mjetet financiare janë siguruar nëpërmjet GEF/UNIDO, Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Norvegjisë.

Në oborrin e OHIS-it, përveç deponisë së vogël, gjendet edhe deponia e madhe në të cilat thuhet se ka mbi 13.000 tonë lindan, të mbuluar me 20.000 tonë dhe, e cila tërësisht është kontaminuar dhe paraqet mbeturinë të rrezikshme, e cila është tretur dhe era e hedh gjithandej dhe paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

Këto mbeturina kanë qëndruar për disa dekada megjithë paralajmërimeve të vazhdueshme se bëhet fjalë për substancë serioze toksike që e ndot ajrin, tokën dhe ujërat nëntokësore. Profesori Trajçe Stafillov thotë se para fillimit të projektit të financuar nga Fondi Global i Kombeve të Bashkuara përmes UNIDO dhe Zyrës për POP në Ministri, janë bërë të gjitha analizat e ndotjes së mjedisit dhe thekson se pasi të pastrohet deponia, do të ketë shumë punë në OHIS për të dekontaminuar të gjithë mjedisin.

Për rrezikun e mbetjeve kimike historike, në një intervistë për Meta.mk, paralajmëroi edhe Adnana Qahil, ish inxhinier në OHIS i cili ishte edhe koordinator i grupit punues të Qeverisë për trajtimin e problemit të lindanit,. Ai thotë se nga pastrimi i OHIS-it varet edhe gjendja ekologjike e vendbanimeve përreth.

“Në OHIS, por edhe në zonën më të gjerë, madje deri në mes të Aerodromit, Lisiçes dhe Draçevës, ujërat nëntokësore janë të ndotura me lindan dhe sipas analizave që bëjmë, me grimca lindani është i ndotur madje edhe ajri në Gjorçe Petrov”, tha Qahil.

Ndryshe, disa javë më parë u njoftua se cisterna me klorur vinil nga OHIS-i në fillim të këtij muaji është dërguar në Gjermani, ku do të shkatërrohet në inceneratorin SUEZ Sonderabfallgesellschaft. Bëhet fjalë për mbeturina historike prej rreth 13 ton që muajin e kaluar i cili muajin e kaluar u derdh nga vagoni i vjetër në cisternë të re, nga ana e ekspertëve të kompanisë franceze “Kurium”, që të mund të realizohet transporti. Nga kompani “Ekocentar 87” informuar se kemikatja veç më ka mbërritur në Gjermani, ndërsa këto ditë do të shkatërrohet në mënyrë të sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button