Secili qytetar i tretë në Maqedoninë e Veriut beson në teoritë e konspiracionit për Kovid-19, tregojnë rezultatet e sondazhit

Çdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut beson në teori konspiracioni lidhur me kovid-19. Këto janë pjesë e informatave të cilat i siguroi hulumtimi i opinionit publik për ”GLOBESEK Trende 2020“, që përfshin nëntë vende nga Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor: Bullgaria, Çekia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovakia, ndërsa tema primare e tij është ndikimi i pandemisë kovid-19 mbi perceptimin e lojtarëve të mëdhenj SHBA, Rusia dhe Kina në rajon; popullariteti i NATO-s dhe BE-së; gjendja e demokracisë në Evropën Qendrore; gatishmëria e popullatës për t’u vaksinuar kundër kovid-19 dhe si mund të stimulohet e njëjta; ndikimi i teorive të konspiracionit për kovid-19 mbi përpjekjet për t’u kundërshtuar pandemia, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Njëkohësisht, banorët e vendit tonë shprehin nivelin më të lartë të përkrahjes për anëtarësimin në NATO dhe BE në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga të intervistuarit 31 %, përkatësisht 28 % prej tyre, i shohin BE-në, përkatësisht SHBA-të si partner kryesor strategjik. Megjithatë, konsiderueshëm ndihen edhe sentimente pro-ruse dhe narrativa me prirje kah Kremlini, ashtu që madje 48% e popullatës – që është shifra e dytë më e lartë në rajon – konsiderojnë që vendet perëndimore shpesh në mënyrë të pabazë e akuzojnë Rusinë për veprim të paligjshëm dhe mashtrues. Njëkohësisht, 66 %, përkatësisht 62 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk i vlerësojnë Rusinë dhe Kinën si kërcënim për vendin.

Teoritë e konspiracionit lidhur me kovid-19 shumë të pranueshme për qytetarët

Teoritë e konspiracionit lidhur me kovid-19, e dobësojnë besimin e popullatës në demokracinë, “projektimin” e përshtypjeve mbi ndonjë faktor që bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikë, thonë autorët e studimit.

Në aspekt të besimit në teoritë e konspiracionit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 35 % “konspiratorë” janë në vendin e tretë, pas Malit të Zi me 40 % dhe Serbisë me 38 %. Pas nesh është Bullgaria me 33 %, kurse e fundit është Hungaria, me 21 %.

Në përgatitjen e pjesës për Maqedoninë e Veriut, e cila për herë të parë është përfshirë në hulumtimin e “Globsek” nga Sllovakia, është përfshirë Këshilli euroatlantik i Maqedonisë.

Në grup, nga të gjitha vendet e përfshira, besimi i qytetarëve në qeveri e tejkalon gatishmërinë e njerëzve për t’u vaksinuar për kovid-19. Vetëm 37% e të intervistuarve në të gjitha nëntë vendet janë të gatshëm të pranojnë vaksinë për kovid-19, ndërsa kjo shifër është konsiderueshëm më e lartë – 53 % – mes personave që njëkohësisht janë përgjigjur se do të ishin vaksinuar për kovid-19 dhe u besojnë autoriteteve. Në Maqedoni shifrat në këto dy kategori janë: 29 %dhe 48 %. Maqedonia me këto rezultate është e parafundit, para Bullgarisë, me 23 % dhe 40 %.

Në aspekt të besimit që shifrat e kovid-19 në vend janë më të ulëta nga ajo që e komunikojnë autoritetet, Maqedonia me 39% është në vendin e pestë. Në maje është Çekia me 43 %, ndërsa përsëri në fund është Hungaria, me 29 %.

Me besimin që kovid-19 është shpikur për t’u manipuluar popullata, Maqedonia e Veriut është tani më në vendin e gjashtë, mirëpo me 35 % shumë të larta nga të intervistuarit. Kur bëhet fjalë për besimin se SHBA qëllimisht e ka krijuar koronavirusin e ri dhe e ka lëshuar, vendi është në vendin e tretë, me 37 % popullatë që beson në atë. Para nesh janë Mali i Zi dhe Serbia, me 38 %, ndërsa pas nesh Bullgaria, me 33 % e njerëzve besojnë në këtë. Në fund të kësaj liste është Polonia, me vetëm 9 %.

Në vend të tretë, Maqedonia e Veriut gjithashtu beson që vaksina për kovid-19 në fakt është mënyrë për implantim të nano-çipeve dhe kontroll të njerëzve. Mali i Zi është i pari me 37 % nga të intervistuarit që besojnë në atë, pastaj është Serbia me 33 %, vendi ka 29 % “mbështetje” për këtë besim, ndërsa pas nesh është Bullgaria, me 24 %.

Sipas rezultateve nga ky studim vëllimor, autorët paralajmërojnë që dezinformatat dhe teoritë e konspiracionit dhe përhapja e tyre konsiderueshëm do ta pengojnë daljen nga pandemia, për shkak se popullata e frikësuar nuk do të jetë shumë e përgatitur për t’i pranuar masat shtetërore dhe mënyrat për dalje nga kriza. Njëkohësisht, qeveritë do të bëjnë përpjekje të konsiderueshme që popullatës t’ia prezantojnë masat dhe rreziqet, për t’u menaxhuar situatën epidemiologjike dhe të binden njerëzit që t’i pranojnë vaksinat.

Është e mundur “ngulfatje” e mëtutjeshme e të drejtave të njeriut

Studimi gjithashtu sugjeron që analiza e rezultateve të përgjithshme prodhon paralajmërim serioz që është shumë e mundur intensifikim i papenguar i “demonizimit” dhe refuzimit të liberalizmit dhe aplikimit selektiv të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo do të kishte penguar nëse faktorët me autoritet e kthejnë demokracinë liberale, thuhet në konkluzione.

Njëkohësisht, në shoqëritë e nëntë vendeve të analizuara, mund të nxiten luftëra kulturologjike dhe ideologjike, veçanërisht si reaksion i demonizimit të disa grupeve në shoqëri nga ana e liderëve populistë, ndaj mund ndodhin më shpesh luftëra kulturologjike, si lufta rreth të drejtës për abort në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button