Gostivari do të furnizojë nxënësit me pajisje elektronike me paratë e festave të fundvitit

Qyteti i Gostivarit mjetet e planifikuara për zbukurimin e qytetit për e qytetit për festat e fundvitit do t’i shpenzojë për të blerë pajisje teknologjike për nxënësit për zhvillimin e mësimit online.

“Zakonisht për zbukurimin në fundvit nga buxheti janë planifikuar 1.5 milionë denarë. Këtë vit, për shkak të pandemisë kemi vendosur që pjesën më të madhe të mjeteve t’i shfrytëzojmë për blerjen e laptopëve për nxënësit nga rastet sociale”, deklaroi për GP Valbon Limani, shefi i kabinetit të kryetarit të Gostivarit. Ai nuk sqaroi se kur do të shpërndahen pajisjet, por theksoi se gjysmëvjetorin e dytë do ta fillojnë me pajisjet e reja.

Gjithashtu, sheshi i Komunës së Tetovës këtë vit nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale, këtë e konfirmuan për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës. Komuna e Çarit ka sqaruar gjithashtu se nuk do të shpenzojë mjete për festat e fundvitit, mjete të cilat do t’i dedikojë në luftën kundër Kovid-19.

Megjithatë, Qyteti i Shkupit ka vendosur që të zbukurojë qytetin për festat e fundvitit, me arsyetimin që është nevojë mbi të gjitha e fëmijëve.

Festat e fundvitit (Qyteti i Shkupit)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button