Vetëm shtatë shtete kanë nxënësit më të dobët se Maqedonia e Veriut, sipas rezultateve të testimit TIMS, reagoi MASH

Rezultatet e testimit TIMS të realizuar në vitin 2019 në 58 vende, kanë treguar që nxënësit e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e 51-të në shkencat natyrore, derisa në matematikë në vendin e 45-të, transmeton Portalb.mk.

Në këtë renditje, pas Maqedonisë së Veriut është renditur Kosova, Arabia Saudite, Kuvajti, Maroko, Afrika Veriore, Pakistani dhe në fund Filipine. Shqipëria në këtë garë gjendet në vendin e 39-të. Testimi është realizuar te nxënësit e moshës dhjetëvjeçare.

“Rezultatet e testit ndërkombëtar TIMSS na japin pamje të vërtetë se ku është sistemi ynë arsimor në hartën globale në matematikë dhe shkencë natyrore dhe sa janë të aftë  nxënësit  tanë të përdorin njohuritë e tyre. Testimet na kanë treguar se ne si vend përgjithësisht kemi kapacitetin për të krijuar breza të arsimuar cilësorë, por duhet të punohet edhe  shumë më tepër.”, vlerësojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut, duke u shprehur se në testimin e radhës do të kenë rezultate më të mira.

Në testimin e realizuar në lëndën e matematikës, Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate më të mira, ashtu që nga 58 vende është renditur e 45-ta. Pas Maqedonisë së Veriut në garat e matematikës janë renditur Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Katari, Kosova, Irani, Kile, Omani, Arabia, Maroko, Kuvajti, Afrika Veriore, Pakistani dhe Filipine. Shqipëria në garat e matematikës është renditur e 39-të, Serbia në vendin e 36-të, Kroacia 34, ndërsa Bullgaria në vendin e 29-të.

Në garat e matematikës në krye të tabelës gjenden Singapori, Hong Kongu dhe Koreja; derisa në garat e shkencës gjendet Singapori, Hong Kongu dhe Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button