Kryeministri bullgar takoi Buçkovskin: Zgjidhjet mund të gjenden në tavolinën e negociatave

Çdoherë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tavolinën e bisedimeve. Gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme nuk do t’ia falin as Bullgarisë, as Maqedonisë së Veriut nëse nuk gjejnë kompromis që do të jep perspektivë, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov në takim me përfaqësuesin special të Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë, Vlado Buçkovski, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi qeveria bullgare, Borisov ka theksuar se, për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme për “çështjet e mbetura të hapura në raportet bilaterale”, nevojitet “qasje pragmatike, e sinqertë dhe qëllim mirë e shprehur në aktivitete konkrete”.

Sipas Borisov, për kthimin e besimit të ndërsjellë do të nevojitet përmbushje rigoroze e të gjitha obligimeve të ndërmarra me marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.

“Bullgaria çdoherë ka respektuar vlerat euro-atlantike dhe për këtë temën për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor e vendosim në vend të parë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së”, theksoi Borisov.

Sipas tij, Bullgaria deri më tani ka investuar përpjekje maksimale për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE dhe në atë kontekst, si rezultat i mbështetjes bullgare për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut është nënshkruar edhe Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim.

Përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vlado Buçkovski, dje takoi në Sofje  minsitren e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva dhe pas takimit, deklaroi se ka pasur takim konstruktiv dhe bisedime miqësore. Ai tha se ky takimi është një hap për kthimin e besimit të humbur dhe se ka siguruar Zaharievën se vendi është i vendosur të implementojë Marrëveshjen për Miqësi nga viti 2017

Kujtojmë se, Bullgaria, më 8 dhjetor edhe një herë dje i vendosi veto Maqedonisë së Veriut për miratimin e kornizës negociuese. Qeveria  e ka quajtur veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Megjithëse, vizita e Buçkovskit duket shpresëdhënëse, pas takimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave në Bruksel, që përfundoi pa miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, gjasat duken tepër minimale që vendi të fillojë këtë vit negociatat e pritshme për anëtarësim në BE.

Gjasat duken edhe më të vogla kur dihet se edhe komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, tha se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button