Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: 42 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në të gjithë botën gjatë vitit 2020

42 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në të gjithë botën gjatë vitit 2020, ndërsa mbi 200 janë burgosur për kryerjen e detyrave të tyre, njoftoi të enjten Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ). Raporti i IFJ-së u lëshua në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut-10 Dhjetor, dhe zbuloi se shumica e gazetarëve janë vrarë në Meksikë, 13, pesë janë vrarë në Pakistan, ndërsa nga tre janë vrarë në Afganistan, Indi, Irak dhe Nigeri, njofton Portalb.mk.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, e cila numëron 600,000 anëtarë në 150 vende, gjithashtu paralajmëron për një numër të madh gazetarësh të burgosur, shpesh pa asnjë akuzë.

Sekretari i përgjithshëm i IFJ-së Anthony Belange deklaroi se ulja e numrit të vrasjeve të gazetarëve këtë vit nuk mund të mjegullojë “rrezikun vdekjeprurës dhe kërcënimet me të cilat përballen gazetarët për shkak të punës së tyre”.

Të paktën 235 gazetarë dhe punëtorë të medias aktualisht ndodhen në burg, ndërsa kundër tyre zhvillohen procedura penale lidhur me punën e tyre.

Megjithëse numri i gazetarëve të vrarë dhe burgosur është në rënie, aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë mungesë interesi për problemet me të cilat përballen gazetarët, përfshirë rrezikun e vdekjes dhe kërcënimet e vazhdueshme.

Sipas IFJ-së, në 30 vitet e fundit në të gjithë botën, janë vrarë 2,658 gazetarë dhe punonjës mediatikë. Më shumë se 50 përqind e gazetarëve janë vrarë në dhjetë vendet më të rrezikshme që vuanin nga lufta, krimi dhe korrupsioni, si dhe një shkelje katastrofike e rendit dhe ligjit. Në krye është Iraku (339 të vrarë), pasuar nga Meksika (175), Filipinet (159), Pakistani (138), India (116), Federata Ruse (110), Algjeria (106), Siria (96), Somalia (93) ) dhe Afganistani (93).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button