Ka rënë sistemi i Facebook Messenger

Facebook Messenger ka rënë nga sistemi, përdoruesit e kanë të pamundur të dërgojnë mesazhe sepse në ekran ju shfaqet “duke pritur për internetin”, shkruan Portalb.mk.

Ky problem teknik vjen menjëherë pasi Instagram u përball me disa probleme në pjesën e dërgimit dhe pranimit të mesazheve, që e bënte të vështirë për përdoruesit të shfrytëzojnë në mënyrë të rregullt pjesën e mesazheve.

Këto dy probleme janë sigurisht të ndërlidhura, meqenëse tashmë është bërë e mundur që mesazhet të mund të dërgohen përmes të dyja platformave.

Kjo shfaqet pikërisht në një kohë të vështirë për “Fejsbuk”, për shkak se disa orë më herët u lajmëruar se kompania do të paditet për disa shkelje të mundshme.

Ndryshe, rënia e sistemit të Facebook Messenger është më e theksuar në shtetet e BE-së, sipas ueb sajtit “Down Detector”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button