Babunski edhe 2 vjetë seleksionues i U21-shit

Seleksionuesi aktual i u21 të Maqedonisë, Boban Babunski, do të mbetet në këtë post edhe në dy vitet e ardhshme, konfirmoi kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjieski në konferencën për shtyp që e zhvilloi të martën.

“Me Babunskin do të nënshkruajmë marrëveshje të re që ai të vazhdoj punën me reprezentacionin e të rinjve. Kontrata do të zyrtarizohet menjëherë pasi që ai të kthehet nga Spanja”, deklaroi Gjorgjioski.

FFM-ja poashtu informoi se janë intervistuar deri më tani edhe 30 trajnerë, kandidatë për seleksionues tek kategoritë U-13, U-15, U-17, U-19, me çka në të ardhmen do të ketë koordinim më të fuqishëm ndërmjet tyre, ky synim do të jetë puna kualitative me kategoritë e reja. Poashtu e re ishte edhe informacioni që nga viti 2013/14 në kampionatin vendor për të rinj do të mund të luajnë edhe futbollist me 19 vjet, në vend të kufirit që ishte deri më tani 18. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button