Raketa e re e SpaceX eksplodoi gjatë uljes pas lansimit të suksesshëm (VIDEO)

Prototipi i raketës së re “SpaceX” shpërtheu gjatë përpjekjes për të zbritur pasi u ngrit me sukses nga terreni i kompanisë në Boca Chika, Texas. Raketa Starship e lartë 50 metra u shkatërrua plotësisht në incident, por pronari i SpaceX Elon Musk kishte paralajmëruar prej më parë se kjo gjë ishte e pritshme. Ai ishte i kënaqur me provën, në të cilën raketa për pak kohë arriti një lartësi prej 12.5 km, njofton Portalb.mk.

“Nga ky demonstrim morëm të gjithë informacionin që na duhej. Mars, ne po vijmë!”, shkroi Musk në Twitter.

Musk ka pritje të mëdha nga raketa Starship, për të cilën ai thotë se është e ardhmja e kompanisë së tij. Ajo duhet të transportojë njerëz dhe ngarkesa në orbitë, ndërsa Musk shpreson se do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në Hënë dhe në Mars.

Versioni përfundimtar i “Starship” do të jetë i lartë 120 metra. Ky incident nuk do të pengojë shumë planet e Muskut, i cili ka përgatitur edhe disa prototipa të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button