Osmani: Liria mediatike është tregues i drejtpërdrejtë për zhvillimin civilizues të shoqërisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në video-ngjarjen në nivel ministror, për siguri të gazetarëve dhe çështjet për mosndëshkueshmëri në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Liri të Mediave me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Shtef Bllok.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të gjitha të drejtave njerëzore dhe lirive, në mesin e të cilave janë edhe liria mediatike që paraqet tregues të drejtpërdrejtë për zhvillimin civilizues të shoqërisë”, theksoi Osmani.

Ministri duke folur për gazetarët dhe punëtorët mediatik prej çfarëdo forme të trysnisë ose shkeljes së të drejtave të tyre, por edhe lirive të shprehjes nëpërmjet vendosjes fund të ofendimeve dhe krimeve dhe sanksionimi përkatës i kryerësve theksoi se “sanksionimi i çdo sulmi ose shkelje të të drejtave të gazetarëve është imperativ për funksionim normal të çdo shoqërie demokratike”.

Konferenca botërore për liri të mediave këtë vit u mbajt në shenjë të shënimit të Ditës Botërore për Dhënien Fund të Pandëshkueshmërisë dhe Veprave Penale Kundër Gazetarëve, a me qëllim që të riafirmohen përpjekjet për respektim të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së sigurisë së gazetarëve.

Përndryshe në raportin vjetor për treguesit e shkallës së lirive të mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut për vitin 2019-të që e publikoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thuhet se trendi i sulmit të gazetarëve, kërcënimet ndaj tyre dhe incidentet në mënyrë dramatike është përkeqësuar në vitin 2020.

SHGM deri në nëntor ka regjistruar 14 kërcënime serioze për jetën e gazetarëve, prej të cilëve shumica kanë qenë ndaj grave dhe ka pasur vetëm një përfundim gjyqësor e aktgjykim të plotfuqishëm.

Ministria e Drejtësisë tanimë ka filluar procedurë për përgatitjen e Kodit të ri Penal në të cilin do të vendosen veprat penale me të cilat do të ngritët niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, informoi se në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve, grupi punues për Kodin Penal ka propozuar ndryshim të disa veprave të caktuara penale të formës së rëndë, a dënimet në të ardhmen do të jenë edhe më të ashpra.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button