Kryetari i PE-së Sasoli: Për ruajtjen e kredibilitetit të saj në Ballkanin Perendimor BE-ja duhet ta mbajë fjalën për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Lidhur me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngërçin midis tyre, ka reaguar edhe kryetari i Parlamentit Evropain David Sasoli. Ai përmes rrjetit social Twitter është shprehur se mbajtja e fjalës nga ana e BE-së është e një rëndësie jetike, njofton Portalb.mk.

“Më vjen keq që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme (GAC) nuk mund të merret vesh për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Sasoli.

Ai është shprehur se është e një rëndësie thelbësore që BE-ja të mbajë fjalën e dhënë, sepse kur partneri bën ose jep atë që duhet, kjo duhet kthyer në po të njejtën monedhë, përndryshe mund të humbasë kredibiliteti i saj në Ballkanin Perendimor.

“Për kredibilitetin tonë në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi jetike që të mbajmë fjalën dhe të japim kur edhe partnerët tanë japin. Shpresoj që ngërçi të kapërcehet shpejt dhe të arrihet një marrëveshje”, thuhet në statusin e Sasolit.

Statusi i plotë i Davis Sasoli në Twitter:

Ky reagim i kryeparlamentarit evropian, vjen pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën që të fillojnë as këtë vit negociatat me BE-në, edhe pse pritej një gjë e tillë. Përveç vetos së Bullgarisë, faji, siç vlerëson edhe vetë Sasoli, rëndon edhe mbi tërë antaret e BE-së, pasi Maqedonia e Veriut i kishte përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave.

Ndryshe, Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e ka quajtur veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë sot liderët e vendeve të BE-së do të takohen për të diskutuar mbi çështjen e pandemisë, marrdhëniet me Turqinë dhe çështje të tjera, por zgjerimi nuk është në rendin e ditës. Edhe pse burime të larta diplomatike në Bruksel informuan për MIA-n se nuk përjashtohet mundësia që liderët e BE-së të përpiqen të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, sërish nuk mund të thuhet se do të ndryshojë faktin e dështimit të fillimit të negociatave këtë vit.

Gjasat duken tashmë sheshit shumë të vogla, veçanërisht kur dihet se gjithashtu edhe komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, tha se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button