Liderët e BE-së takim vjetor në Bruksel, sot do të bisedojnë për situatën epidemiologjike në Evropë

Megjithëse zgjerimi nuk është në rendin e ditës, dje, burime të larta diplomatike në Bruksel informuan për MIA-n se nuk përjashtohet mundësia që liderët e BE-së të përpiqen të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, transmeton Portalb.mk.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen sot në takimin vjetor përfundimtar të Këshillit Evropian në Bruksel. Bisedimet janë planifikuar të fillojnë në orën 13, ndërsa samiti do të zgjasë dy ditë.

Edhe përskaj situatës epidemiologjike, udhëheqësit e vendeve anëtare do të arrijnë në Bruksel, ndërsa Këshilli Evropian thekson rëndësinë e pranisë fizike për shkak të të gjitha “çështjeve të komplikuara” në rendin e ditës.

Në ditën e parë të samitit do të diskutohet për situatën me pandeminë Kovid-19 në Evropë.

Pika e dytë e rendit të ditës do të jetë lufta kundër ndryshimit të klimës dhe marrëveshja për arritjen e neutralitetit të klimës në Evropë deri në vitin 2050 dhe ngritja e synimeve të planifikuara për uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme deri në vitin 2030.

Siguria e BE-së, lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizimit do të jenë gjithashtu në rendin e ditës, si dhe një vlerësim i situatës së politikës së jashtme.

Në kontekstin e marrëdhënieve të politikës së jashtme, bisedime të rëndësishme pritet të konkretizojnë marrëdhëniet e ardhshme me Turqinë.

Pritet që liderët e 27 vendeve të BE-së të marrin vendim të ekuilibruar, me të cilin duhet të pajtojnë disa nga vendet anëtare që po bëjnë presion për sanksione dhe ato që theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, veçanërisht në çështjen e migrimit.

Liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet e ardhshme me administratën e re në Uashington dhe forcimin e bashkëpunimit transatlantik.

Të premten, dita e dytë e samitit në Bruksel do të fillojë me takimin e vendeve që përdorin të njëjtën valutë, euron, e cila do t’i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike dhe forcimit të unionit monetar dhe fiskal.

Në të njëjtën kohë, thuhet se në këtë samit nuk pritet asnjë “debat ose vendim mbi Brexit-in”, por që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, do të informojë udhëheqësit për gjendjen aktuale të negociatave.

Megjithëse në vitet e mëparshme ishte e zakonshme për udhëheqësit 27 vendeve të BE t’i përshëndesin konkluzionet e ministrave për Ballkanin Perëndimor në samitin e dhjetorit, zgjerimi për këtë vit nuk është në agjendën e samitit të Brukselit.

Sidoqoftë, edhe pse nuk është në rendin e ditës, dje, burime të larta diplomatike në Bruksel informuan MIA-n se nuk përjashtohet mundësia që liderët e BE-së të përpiqen të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

“Takimet fizike të drejtuesve janë gjithmonë një mundësi për të shkëmbyer mendime, kështu që një shkëmbim mbi këtë temë është i mundur dhe i realizueshëm, por nuk mund të flas për të gjitha delegacionet,” tha për MIA-n një burim i lartë diplomatik nga Këshilli i BE-së.

Përndryshe Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e ka quajtur veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Gjasat duken tashmë sheshit shumë të vogla, veçanërisht kur dihet se gjithashtu edhe komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, tha se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button