Për integrimin e diferencuar: BE, Zona ekonomike evropiane dhe Asociacioni evropian për tregti të lirë

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Këto ditë u bë aktuale tema për Zonën ekonomike evropiane (ZEA) ose më mirë thënë – modeli i Zonës ekonomike evropiane, mirëpo në diskutim mungon mbështetje me fakte ose vlerësime reale. Prandaj fokusohemi në disa fakte bazë për ZEA, BE-në dhe EFTA.

Krijimi i Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çeli, ndërsa pastaj edhe Bashkësia Ekonomike Evropiane në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar me gjashtë shtete themeluese (Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Italia) nuk ishte koncepti i vetëm për integrim evropian në atë kohë. U zhvillua koncept paralel i lidhjes paksa më të lirë të ndërsjellë përmes marrëveshjeve për tregti të lirtë të realizuar nëpërmjet Asociacionit evropian për tregti të lirtë (EFTA). Me rastin e themelimit në vitin 1960, EFTA kishte shtatë anëtare – Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Suedia. Historia tregoi që bashkësia ekonomike evropiane, veçanërisht nëpërmjet zhvillimit të tregut të vetëm, fitoi fuqi më të madhe të atraktivitetit nga EFTA. Kështu, me kalimin e viteve, më shumë anëtare të EFTA u bënë anëtare të KE-së që u shndërruar në BE – praktikisht të gjithë themeluar, përveç Norvegjisë dhe Zvicrës. Në ndërkohë, BE u bë me 28 anëtarë, pastaj u zvogëlua numri në 27, kurse në EFTA (pas më tepër daljeve dhe hyrjeve) ngelën Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajn.

Ku është zona ekonomike evropiane (ZEA) në këtë situatë? Zona ekonomike evropiane u krijua në vitin 1994. Kryesisht ishte e motivuar nga interesi i vendeve anëtare të EFTA-s për qasje në tregun e vetëm evropian, mirëpo BE-ja këtë e kushtëzoi me pranim të rregullave të saj të lojës dhe të mekanizmave efikas për zbatim. Nga acquis e BE-së, ZЕА nuk i mbulon politikat e përbashkëta bujqësore dhe për peshkatari (megjithëse Marrëveshja për ZEA ka edhe dispozita për tregti me produkte bujqësore dhe produkte peshku); bashkimin doganor; politikën e përbashkët  tregtare; politikën e përbashkët të jashtme dhe për siguri; drejtësinë dhe punët e brendshme; tatimimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, si dhe unionin ekonomik dhe monetar. Megjithëse drejtësia dhe punët e brendshme nuk janë pjesë e ЕЕА-s, shtetet e ЕЕА dhe ЕFТА, nëpërmjet kontratave të veçanta, janë pjesë e Shengenit dhe e sistemit Dablin (që ka të bëjë me migracionin dhe azilin).

Suedia, Finlanda dhe Austria (anëtare të atëhershme të EFTA-s), në anën tjetër vendosën të ngelin anëtare të BE-së dhe aderuan në vitin 1995. Megjithatë, qytetarët e Norvegjisë këtë e refuzuan në referendum (të dytë, refuzimi i parë ishte në vitin 1972).Ndërkaq, qytetarët e Zvicrës me referendum, pastaj e refuzuan edhe hyrjen në fushën ekonomike evropian. Kështu ndodhi skena e “integrimit të diferencuar”, të bazuar në interesat e të gjitha palëve të interesuara të mos kenë pasoja negative ekonomike nga proceset specifike integruese. Me ЕЕА janë krijuar mekanizma të veçantë për ndërmarrje dhe zbatim të acquis evropiane. Zvicra, ka rrjet të veçantë të marrëveshjeve bilaterale me BE-në, për shkak se nuk është pjesë e ZEA.

Anëtaret e Marrëveshjes për ZEA janë BE, të gjitha shtetet anëtare të BE-së, plus Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe anëtare të EFTA-s. Sipas Marrëveshjes për ZEA, shtet i cili nuk është anëtar i BE-së mund të bëhet anëtare e ZEA-s vetëm kur aderon në BE ose në EFTA edhe atë me vendim të Këshillit të ZEA-s. Megjithatë, marrëveshja për anëtarësim në ZEA i nënshtrohet ratifikimit përkatësisht miratimit nga të gjitha palët-donë të thotë të gjitha shtetet anëtare të ЕЕА-s – momentalisht30, si dhe vet Bashkimi Evropian. Siç mund të shihet, nuk është aspak i lehtë anëtarësimi në ЕЕА-n ekzistuese.

Mbretëria e Bashkuar nuk kthehet automatikisht në ZEA ose EFTA. Me ndërprerjen e anëtarësisë në BE, atyre u është ndërprerë edhe anëtarësia në ZEA, ndërsa në EFTA nuk janë anëtarë tashmë një kohë të gjatë.

Përafërsisht para një viti, duke u nisur nga vlerësimi që modeli ynë i tanishëm i integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk jep rezultate, Iniciativa Evropiane për stabilitet (ESI) e prezantoi idenë modeli i ЕЕА-a të aplikohet në Ballkanin Perëndimor. Janë bërë edhe shumë paralele joadekuate – gjoja zgjidhja e këtillë vetvetiu do t’i bëjë shtetet e rajonit Norvegji ose Zvicër. Sidoqoftë, kjo iniciativë është pritur “me teh” në shtetet e rajonit tonë, për shkak se të gjithë dëshirojnë anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Pas kërkimfaljes publikisht nga kryetari i ESI, diskutimi pushoi. Edhe në atë diskutim mungonte një element i rëndësishëm – problemi i mungesës së fuqisë transformuese. Ndërkaq pikërisht çështja kryesore e shteteve të rajonit tonë është: si të sigurohet fuqi transformuese – e jashtme, por edhe e brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button