Tensione në Tiranë, shkas vrasja e 25 vjeçarit

Qytetarët e Shqipërisë sot me orë të tëra protestuan në rrugët e Tiranës në shenjë revolte kundër vrasjes së 25 vjeçarit nga Policia e Shqipërisë, transmeton Portalb.mk. Qytetarët e revoltuar lëvizën edhe në drejtim të Kryeministrisë, ku u pritën nga kordoni policor.

Policia e Shqipërisë gjatë protestës në Tiranë (oranews)

Ndërmjet protestuesve dhe policisë gjatë protestës janë shkëmbyer lëndë të forta, si gur dhe gaz lotsjellës. Si rezultat i përleshjes, raportohet për të lënduar nga radhët e policisë.

Protestuesit gjatë aktivitetit të tyre kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Sandër Lleshaj.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button