RMV, projekti për fazën e parë të autostradës Gostivar – Kërçovë është kah fundi, vitin e ardhshëm do të ketë tender dhe do të fillojnë punimet

Hartimi i dokumentacionit të projektit për ndërtim të fazës së parë të autostradës Gostivar – Kërçovë është kah fundi dhe pritet që tërësisht të përfundojë në gjysmën е parë të vitit 2021, informojnë për “Meta.mk” nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Bëhet fjalë për segmentin e ardhshëm të autostradës nga fshati Bukojçani deri në Kërçovë, në gjatësi prej 12,7 kilometra, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga kjo ndërmarrje informojnë që dokumentacioni i projektit përgatitet në pajtim me kërkesat e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH), prej nga do të merret kredi prej rreth 70 milionë euro si plotësim i mjeteve të pranuara të pakthyeshme prej 20 milionë euro nëpërmjet VBIF Instrumentit të Bashkimit Evropian. Për fazën e parë në vlerë prej rreth 90 milionë euro gjatë këtij muaji do të publikohet Studim për vlerësim të ndikimit mbi mjedisin jetësor dhe aspektet sociale, që do të jetë në dispozicion të opinionit 120 ditë.

“Në atë periudhë, paralelisht do të rrjedhë afati për miratim të studimit edhe sipas legjislacionit nacional. Në atë periudhë, do të vijojë miratim përfundimtar i dokumentacionit të përgjithshëm teknik dhe marrje të lejes për ndërtim”, informojnë nga NP për rrugë shtetërore.

Ata theksojnë që tenderi për ndërtim të segmentit të autostradës nga Bukojçani deri në Kërçovë duhet të publikohet kah mesi i vitit 2021.

“Deri në fund të vitit 2021 pritet të fillojë ndërtimi. Për këtë segment, afati i pritur për përfundimin e punëve është 36 muaj”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Për dy fazat tjera të autostradës Gostivar – Kërçovë, projektimi nuk ka filluar, mirëpo parimisht janë siguruar 2 milionë euro për hartim të projektit themelor për segmentin Gostivar – Gjonovicë e Epërme dhe për projekt ideor për segmentin Gjonovicë e Epërme – Bukojçani. Mjetet do të sigurohen përmes të ashtuquajturit Fond i përbashkët i BERZH, ndërsa konkursi për zgjedhje të projektuesit do të jetë gjatë vitit 2021.

Autostrada Gostivar – Kërçovë do të jetë e gjatë 42 kilometrave, ndërsa do të ndërtohet në tre faza. Me këtë, Korridori rrugor 8 drejt Shqipërisë thuajse do të kompletohet tërësisht, me përjashtim të pjesës nga fshati Trebenishtë në afërsi të Ohrit, deri në kalimin kufitar Qafë Thanë. Autostrada është e rëndësishme edhe për zhvillimin e turizmit në rajonin e Ohrit-Strugës. Për lartësinë e mjeteve financiare që do të jenë të nevojshme për ndërtimin e vet tepër është herë të flitet, për shkak se dokumentacioni i projektit për pjesën nga Gostivari deri në Bukojçani ende nuk është përpunuar në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button