RMV, përgjegjësia për objektivitetin e notave është e mësimdhënësit, vlerësoi Byroja për zhvillim të arsimit

Pak mësimdhënës ankohen që nuk kanë pasur mjaft kohë për t’i vlerësuar nxënësit, ndërsa shumica e mësimdhënësve me sukses i kanë vlerësuar në fund të dymujorit të parë, informojnë për “Meta.mk” në Byronë për zhvillim të arsimit (BZHA). Në mësimin në distancë, theksojnë nga byroja, theks nuk duhet t’u vihet fakteve shkencore, por mënyrës së kërkimit, përzgjedhjes së burimeve relevante, krahasimit, analizës dhe vlerësimit të tyre, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mënyrë vlerësohen dhe bëhet notimi i proceseve kognitive që janë më të komplikuara, ndërsa kjo i stimulon nxënësit më tepër të angazhohen për të arritur suksese më të mira. Në bazë të gjithë kësaj, nxënësit duhet të miratojnë konkluzione dhe të formojnë qëndrime. Duhet të dihet që me mësimin në distancë shumë nxënës ndihen shumë më të relaksuar në shtëpi të tyre, kjo paraqet mjedis më të sigurtë për mësim, kanë shkathtësi të shkëlqyeshme digjitale dhe me atë arrijnë rezultate më të mira. Pjesë përbërëse e procesit mësimor është ndjekja, vlerësimi dhe vënia e notave. Lidhur me objektivitetin në vënien e notave, përgjegjësia është te mësimdhënësit”, sqarojnë përgjegjësit në BZHA.

 Ata përkujtojnë që notimi i përfshin rezultatet e fituar me përcjellje të vazhdueshme dhe vlerësim të punës së nxënësve.

Mësimi në distancë shkakton ndryshime në mënyrën e përcjellje, vlerësimit dhe vënies së notave për nxënësit dhe fokus më i fortë vihet në vlerësimin formativ. Në notimin formativ në distancë, shpesh informata kthyese nuk jepet në mënyrë të sinkronizuar (në të njëjtën kohë), mirëpo për atë shkak mund të jetë më e detajuar dhe më konkrete.

Gjatë përzgjedhjes së veglave dhe instrumenteve për vlerësim formativ përzgjidhen ato që mund të përdoren, për shembull: projekte dhe hulumtime të nxënësve, hartime dhe prezantime, ditare reflektive, bllogje dhe diskutime në grupe të mbyllura, e-portofol, teste me pyetje të shkurta për ese. Çdoherë kur është e mundur, mësimdhënësit të hapin fushë për debate të argumentuara, në formë të shkruar, të stimulojnë të menduarit kritik dhe t’i lidhin ngjarjet aktuale me temat që i trajtojnë”, theksojnë nga Byroja.

Në byrë, krahas udhëzimit për vlerësim nga distanca dhe udhëzimet tjera për realizim të mësimit në distancë të përpunuara para fillimit të vitit shkollor, po përgatiten dy udhëzime të reja – udhëzim për metodikën e mësimit në distancë dhe udhëzim për realizim të aktiviteteve jashtëshkollore në distancë.

Përndryshe, notat janë me përshkrim në periudhën e parë zhvillimore të arsimit fillor nëntëvjeçar (klasa e parë, e dytë dhe e tretë). Në periudhën e dytë zhvillimore (klasa e pestë, e gjashtë dhe e shtatë) notat gjithashtu janë me përshkrim, me përjashtim të notës së fundit të vitit, që është me numër. Me numër janë notat në periudhën e tretë zhvillimore të arsimit fillor nëntëvjeçar, si dhe në arsim të mesëm.

Nxënësit duhet të kenë udhëzime të qarta nga mësimdhënësit e tyre lidhur me mënyrat e vlerësimit dhe notave, për atë si të mësojnë në mënyrë të pavarur, si të kontrollojnë sa kanë mësuar, cilat dëshmi duhet t’i grumbullojnë dhe si do të formohet nota për lëndën.

Mësimdhënësit i monitorojnë nxënësit në vazhdimësi, mirëpo pritet të ketë teste dhe kontrolle më të shpeshta në javët e ardhshme, që të mund t’i formojnë notat e gjysmë vjetorit për të gjitha lëndët.

Pushimi dimëror për nxënësit do të fillojë më 31 dhjetor, ndërsa gjysmë vjetori i dytë do të fillojë më 21 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button