SPGPM, SHGM dhe ASHMAV e dënuan gjuhën e urrejtjes së deputetit Apasiev ndaj gazetareve, ai kërcënoi me kallëzim penal Jordanovskën

Lideri i partisë politike “Levica”, Dimitar Apasiev, publikisht, përmes profilit të tij në Facebook, kërcënoi se do të padisë gazetaren Meri Jordanovska, për “botim të paautorizuar të një shënimi personal (korrespondencë me SMS)”. Kërcënime të tilla nga deputetët dhe anëtarët e parlamentit ndaj gazetarëve janë trysni e drejtpërdrejtë dhe brutale ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë gazetaresk, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Apasiev ofendoi gazetarët e “A1on”, Jordanovska dhe Gabriela Dimkoviq-Mishkovska, duke i quajtur “sorospi”, “korriere”, “gazetare pro-qeveritare” për shkak të botimit të një artikulli me titull “Apasiev hesht për paratë që i takojnë Levicës, nuk tregon nëse do të heqë dorë në favor të klasës punëtore”.

Lideri i Levicës, është pyetur me SMS mesazh, “nëse partia e tij do të mbajë ose do të dhurojë paratë që do të marrë me ndryshimet e votuara në Ligjin për Financimin e Partive”, por nuk iu përgjigj pyetjes konkretisht, pas së cilës ai vazhdoi të fyente gazetarët Jordanovska dhe Dimkoviq Mishkovska në rrjetet sociale.

Shoqatat e gazetarëve dënuan përhapjen e urrejtjes dhe jotolerancës ndaj gazetarëve nga Apasievi.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) vlerëson se këto artikuj përmbajnë elemente të gjuhës së urrejtjes dhe në të njëjtën kohë krijojnë hapësirë dhe nxitje për urrejtje shtesë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, e cila shpesh mund të përfundojë në dhunë ndaj kolegëve.

“Përkujtojmë se nxitja e urrejtjes është një veprim i dënueshëm sipas Kodit Penal dhe ne i bëjmë thirrje MPB-së dhe Prokurorisë Publike të ndërmarrin masat e duhura. Kur nxitja e gjuhës së urrejtjes vjen nga figura publike, të cilat në këtë rast kryejnë një nga funksionet më të rëndësishme në një shoqëri demokratike, pesha e fjalës së thënë është edhe më e madhe dhe kjo është arsyeja për të cilën ne apelojmë që sulmet e tilla ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias të ndalen. Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët marrin një pagë nga paratë e qytetarëve duhet të jenë të kujdesshëm se si komunikojnë me publikun, gjegjësisht me mediat, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo politika redaktuese e mediave”, thuhet në reagimin e SPGPM.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) gjithashtu dënoi komunikimin e pashembullt publik me elemente të urrejtjes të deputetit aktual dhe udhëheqësit të një partie politike.

“Përmes këtij komunikimi të papërshtatshëm, përveç përpjekjes për të diskriminuar publikisht gazetarin Dimkoviq, redaktoren e saj Meri Jordanovska dhe mediumi në të cilin ata punojnë, deputeti Apasiev publikisht provokon njerëz të tjerë që të ndajnë fjalë abuzive dhe kërcënime ndaj kolegëve dhe kësaj mediumi. Fakti që këto kërcënime, si dhe gjuha me elemente të urrejtjes mbeten si përgjigje të njoftimit të mëparshëm të deputetit Apasiev, ato mund të nxisin urrejtje shtesë, por edhe dhunë ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e SHGM.

Ata kujtojnë se sipas Kodit Penal, kushdo që promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë në publik, ndaj çdo personi ose grupi është një krim dhe do të dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet.

“SHGM për këtë incident do të paraqesë një kallëzim në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale dhe do të kërkojë marrjen e masave shtesë nga MPB për këtë rast. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Apasiev përballet publikisht me gazetarë dhe media që atij nuk i pëlqejnë se si raportojnë. Si kujtesë, muajin e kaluar, SHGM paraqiti një ankesë për shkelje të Kodit të Etikës së deputetëve në Parlamentin e RSM për shkak të përçmimit publik të deputetit Apasiev ndaj gazetarit Bobi Hristov nga Telma TV” thonë nga SHGM.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thotë se “duke qenë se mediumet janë një nga shtyllat e demokracisë dhe si të tilla duhet të jenë të lira nga çdo lloj presioni dhe kërcënimi, të gjithë, veçanërisht politikanët dhe zyrtarët publikë duhet të përmbahen. nga përçmimi, diskreditimi dhe etiketimi i gazetarëve “.

“Mbikëqyrja publike është një nga bazat e lirisë së debatit politik, kurse personat në detyrë mund të jenë subjekt i kritikës së fortë publike përmes mediave, kështu që në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën dhe përgjegjësinë për çdo fjalë të thënë”, thonë nga ASHMAV.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button